E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gjendet dy trupa dhe pjesë të avionit të rrëzuar në Hudson

Pjesët e avionit që u pëplas me një helikopter duke u marrë jetën 10 personave në qytetin e Nju Jorkut u rekuperuan nga ujërat e lumit Hudson.
Zhytësit e policisë punuan me inxhinierët ushtarakë për të ngritur një pjesë të copëtuar të avionit nga thellësia e lumit, në një anije.
Dy trupa u gjenden brenda rrënojave thanë zyrtarët. Avioni u zbulua në anën e tij rreth 60 këmbë nën ujë.
Avioni i vogël ishte ngritur nga aeroporti i afërt i Nju Xhersi, "Teterboro", në mesditën e 8 gushtit kur ai u përplas me një helikopter në bordin e të cilit ndodheshin dhe 5 turistë italianë dhe që ishte ngritur në ajër për atë që do të ishte një fluturim 12-minutësh kuriozitetesh.
Pëse turistët italianë, piloti i helikopterit, vëllai i tij së bashku me nipin humbën jetën të shtunën kur si përplasja i dërgoi të dy mjetet fluturuese në fundin e lumit Hudson, i cili ndan Nju Jorkun nga Nju Xhersi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›