E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja, antikrimi ekonomik fillon hetimet

Paska qene vetem ceshtje ditesh qe pas deklarates se bere nga Kryeministri Berisha (“Turpi qe kane bere aty, eshte flamuri kombetar, ajo nuk do te mund te kapercehet. C'eshte ai grup mafioz qe shkelmon mbi flamurin, qe ben nje amoralitet te madh ne mes te Evropes, si perfaqesuesi i kombit?) qe policia te vihet ne levizje e te nise hetimet per ate, qe, nese do te vertetohej, do te perbente skandalin sportiv me te madh ne vendin tone. Sipas burimeve te sigurta, do te jete sektori i krimit ekonomik qe do te marre persiper udheheqjen e hetimeve.
Strukturat e rendit kane reaguar, te shkundura jo vetem nga deklaratat e kreut te qeverise, por edhe te ministrit te linjes, Ylli Pango, qe diten e hene theksoi se “hetimi per shitjen e ndeshjeve do te behet si nga UEFA, ashtu edhe nga qeveria shqiptare”. Denoncimet e bera ne media, kane qene nje faktor plus dhe sektori i krimit ekonomik do te jete i pari qe do t’i hyje kesaj valleje.
Gjithcka i referohet datave 17 dhe 21 nentor, kur kuqezinjte u mposhten turpshem ne dy sfidat e fundit me Bjellorusine (2-4) dhe me Rumanine (6-1), duke lene shije te hidhur tek i gjithe opinioni sportiv. Nisi me thirrjet e tifozeve “E shitet, e shitet” kunder Bjellorusise , vijoi me deklaratat e Kryeministrit Berisha dhe iu vu kapak me publikimin e raportit te UEFA-s, qe dyshon per 26 ndeshje te trukuara. MTKRS i beri nje kerkese qeverise se futbollit evropian qe te hetoje edhe dy ndeshjet e fundit te kuqezinjve.
Nderkohe, FSHF ka mohuar gjithcka, madje presidenti Duka i ka cilesuar akuzat si nje “turp dhe sulm politik”. Federata e ka etiketuar si te pavend prononcimin e Kryeministrit Berisha, duke kembengulur se nuk ka asnje “pisllek” ne rezultatet teknike te dy ndeshjeve te fundit te humbura nga Kombetarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›