E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shyler: Arkivat, jo “anekse” te universiteteve

Anisa Ymeri
Ka shkelur e prekur pasurine e arkivave ne te kater kontinentet. E Shqiperia s’ka mbetur jashte vemendjes se tij, madje prej vitit te hershem 1970. Drejtor i Arkivit Audio-Vizual te Austrise, me i vjetri ne bote, dr. Ditrih Shyler keto dite gjendet ne Tirane, duke sjelle nje lajm te mire per arkivin shqiptar te Kultures Popullore. Arkiv i cili, ne saje te nje projekti austriak, drejtuar nga Ditrih Shyler, mundi te hidhte hapa te medha per dixhitalizimin. Fondi i tij ishte drejt degradimit. 180 mije euro financim, prej specializimit te punonjesve deri te pajisjet per dixhitalizimin e tij u akorduan. Ndersa paraditen e djeshme, dr. Shyler tregoi se projekti do te zgjase edhe nje vit me shume nga sa u parashikua, pra prej dy vitesh ne 3 vjet, duke bere te mundur dixhitalizimin e te gjithe materialit audio-vizual te arkivit, prej atij ne rrezik qe ishte parashikuar ne fazen e pare. Duke pohuar gjithashtu se, me arkivat duhet te jemi teper te kujdesshem, dhe s’duhet ne asnje menyre te lejojme qe ato te kthehen ne “anekse” te universiteteve, pasi keto pervoja kane treguar se s’jane aspak te frytshme, pra kane deshtuar. Ndersa Arkivi yne i Kultures Popullore eshte shume i pasur per nje vend te vogel. Dr. Ditrih Shyler rrefen edhe per vizitat e tij ne Shqiperi ne dekadat e komunizmit.
Projekt qe nisi kahera, aktualisht dr. Shyler, ku kemi mberritur me dixhitalizimin e arkivit tone te Kultures Popullore?
Po hapat me te cilat ka ecur dixhitalizimi i fondit te ketij arkivi jane mjaftueshem te shpejta. Gati gjysma, apo me mire 45% e ketij fondi u dixitalizua, dhe gjithcka i ka kaluar parashikimet e mia. Por nuk kemi bere ende pjesen tjeter, ate qe ka mbetur, ndaj duhet te vijojme punen. Por, nese nuk do kemi probleme, te paparashikueshme te cilat me gjase asnjehere s’mund te parashikohen, do te jemi ketu te gjithe per te pare fundin e ketij projekti, i cili u arrit me se miri dhe ne nje kohe fare te shkurter.
Cdo vend ka praktiken e tij te sjelljes me arkivat, po ju si drejtuesi i arkivit me te vjeter te botes, atij te Vjenes, c’na sugjeroni, si duhet te sillemi ne me ta?
Po cdo vend duhet te sillet me arkivat ne ate menyre qe ato t’i sherbejne atyre qe vijne pas, pra gjeneratave te reja ne te ardhmen. Arkivat sot nuk jane te mbyllur, pra koleksione qe jane te vdekur, pasi cdo dite materiale te reja qe e pasurojne cdo dite, koleksioni rritet. Ndaj edhe arkivi, ka detyrimin e madh te kujdeset jo vetem per ato materiale qe i ruan e i ka te trasheguara, por edhe per materialet e reja qe vijne e i shtohen arkivit. Problemi i madh jane arkivat ne lidhje me institutet kerkimore. Dhe ketu ka perhere nje “konflikt” te madh, pasi nje kerkues shkencor, nuk ka prioritetin e tij te madh arkivin, pasi ai rreket te kete sa me shume elemente te marrim shembull polifonine. Kerkuesi ka kete prioritet te madh, te rremoje sa me shume, dhe te thellohet ne studimet e tij. Por, ama, vetekuptohet qe atyre iu duhen arkivat per te ruajtur ato qe gjejne dhe per te degjuar materialet e vjetra, pasi jo cdo gje kalon neper breza, duke pretenduar te ruhen ne memorie. Ndaj edhe ekzistojne arkivat. Prej te shkuares deri tani ka pasur probleme pasi kerkuesve ju eshte dashur te merren edhe me pjesen tjeter te procesit teknik, dhe e gjitha kjo nuk ka kushtuar shume. Dixhitalizimi, qe eshte e vetmja menyre qe ky arkiv te mund te mbijetoje edhe ne te ardhmen, eshte teper i kushtueshem. Aq sa per te gjithe projektin, i cili ende nuk ka perfunduar, pasi edhe ne tani vijojme te themi: ka filluar dixhitalizimi, ka kushtuar 180 mije euro, dhe akademia ka pjesen e saj te kostos, duke paguar punonjesit per punen e madhe qe po bejne. Keto para vijne nga jashte, dhe keshtu eshte zgjidhur, por problemi me te cilin ne perballemi eshte vijimi. E kemi arkivin te dixhitalizuar, por ate ky arkiv duhet te mbetet ne jete te vazhdueshme. Dhe kjo kerkon jo vetem kapacitete intelektuale, por buxhet per ta mbajtur gjalle. Dhe kjo po mbahet me fondet e kerkimeve. Nga ana tjeter, kerkuesit shkencore, dhe pse ketu kane fare pak para ne dispozicion, nuk jane shume te lumtur qe te japin parate e tyre per mbajtjen e arkivit. Ky eshte nje problem i perbotshem qe duhet te na beje te gjitheve te mendojme, pasi na perket te gjitheve.
C’duhet te bejme pra?
Duhet te jemi shume te kujdesshem me fondet e arkivave, muzeve, galerive. Nuk duhet te pranojme qe arkiva te tilla, kombetare e te nje rendesie te madhe, te shnderrohen ne “anekse” te universiteteve. Universitetet kane punen e tyre shkencore, ato duhet te bejne kerkime shkencore pavaresisht cdo gjeje. Por, ka nje lufte te perbotshme, ne pjesen me te madhe te akademive, mes infrastruktures dhe kerkimit shkencor.
Ju keni shkelur gati te gjithe arkivat e botes, cili eshte vleresimi per arkivin tone?
Brezat para nesh, sidomos dhe ata qe aktualisht punojne ne Institutin e Kultures Popullore, kane punuar shume per te ngritur kete arkiv. S’ka qene per askend nje pune e lehte pasi s’ka pasur asnjehere mjaftueshem fonde per te vijuar kerkimin shkencor. Por, ata kane bere arritjet e tyre per te ardhmen, qe ky arkiv te jete. Dhe cfaredo qe t’ia vene emrin ketij institucioni, duhet te kete parashikim ligjor per te mbrojtur keto vlera, qe, nese humbasin, s’mund te gjenden me.
Arkivi juaj i Kultures Popullore eshte shume i madh dhe vendi juaj i vogel. Ndaj edhe ajo cka permban ky koleksion eshte teper me vlere. Kam qene ketu edhe dekada shkuar, ne kohen e komunizmit, ne vitet ‘70-te, dy here. Duhet te pranoni pasi eshte nje perfitim direkt i juaji, qe eshte investuar shume per te mbeshtetur kerkimet dhe ngritjen e nje arkivi te mirefillte te objekteve dhe vlerave te kultures popullore. Ai sistem ka dhene kontributin e tij shume te madh per kulturen tuaj popullore dhe ky padyshim qe eshte nje perfitim shume i madh, dhe vlere e kombit tuaj.
Kondi: Arritje qe dixhitalizhet i gjithe fondi
Bledar Kondi, punonjes ne Institutin e Kultures Popullore, direkt i perfshire ne dixhitalizimin e arkivit te ketij instituti, tregon se, “qellimi i projektit ka qene qe vitin e pare te realizoheshin 250 ore regjistrime dhe vitin e dyte 500 ore, totali pra 750 ore. Ne fakt, 250 ore eshte fondi i pakte, pasi kane qene shiritat me te brishte, dhe ata me te rrezikuar, duke qene se 1 ore audio kerkon plot 3 ore pune per dixhitalizimin. Por ajo cka eshte arritur jane 900 ore brenda vitit dhe me kete fituam besimin, duke e shtyre projektin”. Po cfare ka nisur e vijon te dixhitalizohet?! Jane 3000 ore regjistrime,
30 mije njesi gojore (te gjitha zhanret e muzikes folklorike), nje numer shume i rendesishem rrefenjash, tregimesh, proverbash etj. 2000 kinofilma (kenge, valle, doke zakonore etj., te gjitha te mbledhura nga Kosova, Maqedonia, por edhe nga arbereshet e Italise).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›