Kombetarja dhe golat
Kur shënojmë 3 gola në një portë kundërshtare ndoshta habitemi edhe vetë. Besohet se kështu i ka ndodhur kuqezinjve pas fitores së mbrëmshme 3-2 ndaj Malit të Zi në Shkodër. Pasi e nisi Erion Bogdani dhe e vazhduan Jahmir Hyka e Hamdi Salihi, habia nisi të shtohej gjithnjë e më shumë.
Ka një arsye për këtë. Skuadra jonë përfaqësuese nuk është dalluar për shënimin e shumë golave, të paktën jo në 3 vitet e fundit. Ekziston një datë që mund ta marrim si kufi, ajo e 10 shtatorit të vitit 2008 kur skuadra e drejtuar atëherë nga Ari Han realizoi plot 3 gola në portën e Maltës, në “Qemal Stafa”.
Që nga ajo ditë, Shqipëria ka luajtur 26 ndeshje, përfshi zyrtare dhe miqësore dhe në vetëm 2 prej tyre ka arritur të shënojë më shumë se 1 gol. E para është fitorja e thellë në një miqësore ndaj Qipros, po në “Qemal Stafa” në datën 12 gusht të vitit 2009, një sukses me shifrat 6-1 dhe kur në krye të ekipit ishte po trajneri që kemi sot, pra Josip Kuzhe.
Ndeshja tjetër është ajo e djeshmja ndaj malazezëve. Në llogari nuk mund të fusim asnjë tjetër. Matematika është shkencë e saktë dhe nuk të lë të gabosh. Nga 26 ndeshjet e kombëtares prej 10 shtatorit 2008 e deri më sot, në 10 prej tyre ekipi ynë nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa në 14 të tjera mezi e ka tundur rrjetën një herë të vetme.
Ka edhe një të dhënë tjetër shqetësuese. Ndeshja ndaj Maltës, 3 vjet më parë, ka qenë e fundit e vlefshme për eleminatoret e një turneu të madh (botëror apo europian), kur Shqipëria ka arritur të shënojë më shumë se 1 gol. Shqetësimi rritet nëse kujtojmë se tashmë do të luajmë ndaj Francës më 2 shtator dhe më pas ndaj Luksemburgut, që të dyja të vlefshme për eleminatoret e Euro 2012.
Ndonjëherë duhet ndonjë dush i ftohtë edhe pas një suksesi të rëndësishëm, siç ishte ai ndaj një skuadre të fortë si Mali i Zi. Në fund të fundit, jemi në verë dhe ky dush nuk na bën shumë keq, përkundrazi.