E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmuesi i Spanjes Torres peson tronditje cerebrale gjate ndeshjes me Italine

 Për fat nuk ka asgjë me rëndësi për superyllin spanjoll. Sulmuesi Fernando Torres u detyrua ta braktiste ndeshjen e djeshme mes Italisë dhe Spanjës në Bari, për shkak të një tronditjeje cerebrale dhe më pas u detyrua të bënte një vizitë mjekësore në qendrën e urgjencës mjekësore në kryeqendrën puljeze.

Për fat të mirë, analizat treguan se lojtari i Çelsit nuk kishte asnjë problem serioz dhe se tronditja i kishte kaluar shpejt.

Drejtuesit e delegacionit të kombëtares spanjolle, por edhe trajneri Visente Del Boske, nxituan të deklaronin për mediat se nuk bëhet fjalë për asnjë problem me rëndësi për Torresin, i cili pritet të nisë sezonin në Angli në radhët e bluve të trajnerit Andre Vijas Boas.

Spanja e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por pati edhe probleme të tjera pasi, përveç Torresit, dëmtim pësuan edhe lojtarë të tjerë si Gerard Pike i Barcelonës dhe Iraola i Bilbaos. Ndoshta një arsye më shumë për këto dëmtime ishte edhe fusha në gjendje mjaft të keqe e stadiumit “San Nikola” të Barit, që pengoi edhe lojën e skuadrës spanjolle, përveçse rrezikoi futbollistët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›