Kombetarja e kenaqur pas fitores me Katarin
Odisea kuqezi sapo përfundoi një tjetër etapë. Kthimin në Rinas pas fitores 2-1 në Madrid ndaj Katarit, në miqësoren e dytë të trajnerit Xhani De Biazi, ndërsa drejtuesi italian është tepër i kënaqur me provën e të përzgjedhurve të tij, aq më tepër që Shqipëria pati disa mungesa.
Sinkron “Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, përtej rezultatit që nuk është gjëja kryesore. Djemtë qëndruan mirë në fushë, luajtën ashtu siç doja unë. Ne krijuam shumë mundësi për gol sidomos në pjesën e parë. Luajtëm mirë nga krahët. Natyrisht ka gjëra për t’u përmirësuar pasi kishte lojtarë që luanin për herë të parë, por në përgjithësi ishte një provë e mirë”-deklaroi De Biazi
Kapiteni Cana ka si fjalë të parë tragjedinë e Himarës dhe vetëm më pas gjen vend loja dhe rezultati.
Tani, përfaqësuesja do të bëhet gati për miqësoren e dytë në vetëm 5 ditë. Bëhet fjalë për përballjen e 27 majit në Stamboll ndaj Iranit, një rivali edhe më të fortë sesa Katari.