David Vija jashte Spanja pa goleador

Spanja duhet të bëjë pa shërbimet e David Vijës në Euro 2012. Sulmuesi i Barcelonës i ka komunikuar trajnerit Visente del Boske se nuk është rikuperuar plotësisht nga fraktura që ka pësuar përpara pesë muajsh në këmbën e majtë dhe është vetë-përjashtuar nga aktiviteti që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Lajmi për mungesën e David Vijës, i cili u dëmtua më 15 dhjetor në sfidën që Barça luajti me Al Sad në Botërorin e klubeve, u konfirmua nga Federata Spanjolle. “Vija ka biseduar me trajneri Del Boske pas mbërritjes së Kombëtares në grumbullimin në Austri dhe i ka bërë të ditur se pavarësisht dëshirës, gjendja e tij fizike nuk është e përshtatshme për një aktivitet si Euro 2012”, lexohej në kominukatën e federatës iberike.
Vetëm pak më parë, mjekët e Barcelonës kishin bërë të ditur se për shkak se rehabilitimi nga dëmtimi nuk shkoi sipas parashikimeve, sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm as për finalen e Kupës së Mbretit kundër Atletik Bilbaos, që do të zhvillohet të premten.
Por megjithatë mungesën e 30-vjeçarit David Vija, Spanja vazhdon të cilësohet si skuadra favorite për të triumfuar në Euro 2012. Sipas kompanive të basteve, koeficienti për fitimin e trofeut nga “Furia e Kuqe” është 3.5, ndërsa në vendin e dytë është Gjermania me 4. Ndërkohë, favorit për golashënuesin e turneut cilësohet gjermani Mario Gomez, përpara holandezit Robin van Persi dhe portugezit Kristiano Ronaldo.