E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat humbin 3-0 nga dy gafa të mbrojtësve

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë është mundur me rezultatin 3-0 në miqësoren kundër Ukrainës, e zhvilluar në Austri. Ekipi i drejtuar nga trajneri Skënder Gega ka zhvilluar një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë, por prej dy gabimeve në mbrojtje kundërshtari ka arritur të shënojë dy gola, duke iu afruar suksesit. Kuqezinjtë patën mundësinë të ngushtojnë diferencën, kur Fabio Hoxha ishte i vetëm përballë portierit kundërshtar, mirëpo nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë. Ukrainasit shënuan saktësisht në minutat 61, 78 dhe 82, duke vulosur kështu një fitore 3-0, rezultat që në fakt nuk tregon realisht rivalitetin e zhvilluar në fushë. Në 45 minutat e para, U-21 luajti me Frashërin, Sallajn, Ditan, Premçin, Matoshin, Bajraktarin, Dostin, Gashin, Delian, Deliallisin dhe Balën. Ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan Strakosha, Hysenbelliu, Batha, Hasani, F.Hoxha, Fejzullahu, Marku, Tahipi, Shtini, Guri dhe Merko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›