Kombëtarja fiton 6-0 ndaj Qipros

Kombëtarja bind dhe fiton me një rezultat tenistik miqësoren kundër Qipros. Në "Qemal Stafa" ndeshja përfundon me rezultatin 6-1 ku kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje perfekte dhe kanë korrur kështu një fitore pas shumë kohësh, por edhe me një rezultat të thellë dhe një lojë bindëse. Kuzhe e nis me Ujkanin në portë ndërsa në sulm ashtu si ishte parashikuar luajnë Salihi dhe Bogdani. Në minutat e para skuadrat kanë studiuar më shumë njëra -tjetrën dhe ka pasur aksione sporadike. Por do të vinte minuta e '26-të dhe Hamdi Salihi sulmuesi i Riedit fiton një penallti. Nga pika e bardhë e njëmbëdhjetë metërshit gjuan kapiteni Skela që shënon dhe 1-0 për skuadrën e Kuzhe. Ishullorët nuk pajtohen me këtë rezultat dhe ne minuten e '37 barazojne. Pas nja aksioni te bukur nga e majta topi kalon tere pasqyren e portes se Ujkanit dhe aty Karalambidis nuk e ka te veshtire te dërgojë topin në rrjete. Kuqezinjte rrezikojnë me Salihin i cili kalon edhe portierin mik dhe gjuan, por te vija fatale kanë larguar mbrojtësit kundërshtar. Një minutë më vonë sërish Salihi me kokë gjuan jashtë. Salihi nuk ndalet dhe pasi merr një top të bukur nga Duro pengohet në zonë dhe fiton sërish penallti. Nga pika e bardhë paraqitet sërish Skela që nuk gabon as për herë të dytë. Kaq për fraksionin e parë të lojës.
Në pjesën e dytë janë djemtë e Kuzhe që sulmojnë dhe është Bogdani që ka një rast të mire, por gjuajtja e tij me te amjten përfundon jashtë. Josip Kuzhe vendos të ndërrojë dhe fut në lojë Jahmir Hykën për Kristi Vangjelin. Për kuqezinjtë vjen edhe goli i trete në minutën e '66-të . Aksion model, Skela shmang kundërshtarin, kroson te Salihi që e ul topin me gjoks dhe gjuan me rroveshate, portieri grushton dhe aty afër Bogdani e dërgon topin në rrjete. 3-1 për kuqezinjte.
Largohen nga fusha Skela dhe Bogdani dhe futen ne fushe Vila dhe Gilman LIka. Armend Dallku rekuperon një top, por kundërshtati Brenda zonës së e pengon në mënyrë të parregullt dhe për gjyqtarin turk është sërish penallti. Gjuan Klodia Duro, por portieri mik grushton, më pas topi përfundon sërish te Duro që shënon me kokë. ë minutën e '70 do të vijë edhe një eurogol i Agollit që shënon me një të majtë potente nga larg. 5-1 dhe kuqezinjtë nuk përmbahen më. Por do të jetë edhe radha e talentin Emiliano Vila . I futur në lojë në pjesën e dytë Vila do të çojë në rrjetë bukur një top të ardhur nga Dallku. 6-1 dhe fitorja merr përmasa tenistike. Më pas në minutat e mbetura nuk do të ndodhë asgjë për t'u shënuar dhe Kuzhe arrin kështu fitoren e parë me Kombëtaren kuqezi. Kjo ka qënë mënyra më e mirë për t'u përgatitur për ndeshjen kundër Danimarkës. Një fitore bindëse dhe me një rezultat po bindës më shumë se kaq kuqezinjve dhe trajnerit Kuzhe nuk mund t'u kërkojmë më shumë. Ndoshta me këtë skuadër Europiani nuk mund të jetë vetëm një ëndërr.