Francë, rritje surprizë me 0.3% e PBB-it

Ekonomia franceze "ka dalë nga zona e kuqe" me një rritje të PBB-it të saj me 0,3 për qind në tremujorin e dytë, njoftoi sot ministrja e Ekonomisë, Christine Lagarde në mikrofoninë e RTL-së."Pas katër tremujoresh rritjeje negative, Franca doli më në fund nga zona e kuqe", deklaroi Lagarde. Kjo shifër përbën një surprizë sepse Instituti Kombëtar i Statistikës (Insee) fliste deri tani për një rënie me 0,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë, ndërsa Banka e Francës nga ana e saj parashikonte akoma në korrik një rënie me 0,4 për qind po për këtë tremujor.
Rënia e aktivitetit ishte me 1,2 për qind në tremujorin e parë.
Rënia e aktivitetit ishte me 1,2 për qind në tremujorin e parë.