Kovaçiç: “Fitore me Slloveninë, jo humbje me Bullgarinë”

Trajneri kroat Sllavko Kovacic është shfaqur jo fort i deshifrueshëm , në konferencën për shtyp të organizuar sot në Durrës, duke evituar përgjigjet e drejtpërdrejta për gazetarët.
Ndihmësi i Baric, foli në përgjithësi mbi titullarët e të shtunës, por nuk përmendi skemat që do të përdoren me Slloveninë. Kovacic shmangu me shumë politesë edhe pyetjet mbi mungesat e Tares, Likës, Muratit, Skelës e sidomos të mbrojtësit Besnik Hasi.
Ajo që është më rëndësishme është fakti se Kovacic pohoi me bindje se Shqipëria do të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen Shqipëri Slloveni, duke deklaruar që kuqezinjtë kanë 80% të shanseve për të fituar.
"Kemi përpara dy ndeshje, kundër Sllovenisë, e kundër Bullgarisë. Janë dy ndeshje të vështira. Për këto ndeshje kishim planifikuar që të përgatisnim me Oton, dhe kurrë nuk kisha menduar që do ta mbaja përgjegjësinë i vetëm. Por nga presidenti mora urdhërin që të drejtoja skuadrën në këto dy ndeshje. Unë dua të fitoj në ndeshjen me Slloveninë, dhe nuk dua të humbasim përballë Bullgarisë", pohoi Kovacic duke shtuar se ai personalisht ka një eksperiencë shumë të mirë në Europë.
Kovacic pohoi dhe faktin tjetër se kishte bashkëpunuar shumë ngushtë me Oto Baricin duke udhëhequr deri më tani kombëtaren shqiptare"
"I njoh futbollistët e skuadrës dhe karakteret e tyre, jo vetëm fizikisht, por edhe si psikologji. Nuk duhet të harroni që ndeshjet e para të Shqipërisë kanë qenë shumë të vështira. "Kapllanin e Bogdani në sulm? Është tepër herët për të folur për formacionin titullar. Kemi dhe tre ditë kohë deri të shtunën, duhet të mirëkuptohemi, nuk mund të flas për titullarë që sot. Do të vijë momenti që unë të shpall se cilët do të jenë titullarët"
(Stafi i Kombetaares gjate ndeshjes se sotme me Kombetarja-Olimpik 6-0)