E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bebet nen peshe, problemi yne"

Problemet e te porsalindurve ne vendin tone jane te shumta, por edhe trajnimi i mjekeve, per te bere te mundur mbijetesen e bebeve eshte shume here me i rendesishem per sistemin tone shendetesor. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" mjeku Edi Tushe tregon per eksperiencat e reja, qe jane perftuar nga nje bashkepunim me Rotari Klab ne Rome. Mjeket me te njohur te Italise kane dhene leksione dhe asistence profesionale, ne maternitetin "Koco Glozheni" per trajtimin e bebeve qe lindin me probleme.

Doktor, pak dite me pare ka perfunduar projekti i sherbimit per sa i perket asistences neonatale, pra femijeve te porsalindur ne vendin tone, ku mjeke me pervoje nga Italia kane dhene eksperiencat tek ne. Fillimisht si nisi ky projekt?

Pothuajse tre vjet perpara, klubi Rotari i Romes ne kontakt me klubin Rotari te Tiranes, kane kryer nje vizite ne maternitetin "Koco Glozheni", dhe kane kerkuar qe te bejne nje nderhyrje ne dobi te femijeve te porsalindur. Kjo, me shume e perqendruar tek shendeti i femijes ne teresi, dhe konkretisht tek femija i porsalindur. Me viziten e pare erdhi dhe nje dhurate per maternitetin tone, qe ishte nje inkubator, dhe me pas u vendosen kontaktet.

Cili ishte mendimi i mjekeve italiane per Shqiperine dhe mjekesine shqiptare, ne kontaktin e pare qe patet?

Mendimi i tyre pergjithesisht per vendin tone nuk ishte shume realist dhe kjo pasohej edhe me mjekesine. Ata nuk kishin nje ide se si mund te ishte ndertuar nje maternitet, ose nje repart i ndihmes intensive per te porsalindurit. Ketu filloi edhe kontakti me keta njerez, qe u pasuan me takime dhe shkembime eksperiencash mes Rotarit Klab te Tiranes dhe atij te Romes.

Se bashku me Drejtorine e spitalit, ne rame dakord qe te organizonim vizita dhe specializime te mjekeve, infermiereve tane ne shtetin fqinje ne Itali. Po keshtu edhe vizita, te mjekeve me te shquar te Italise ne vendin tone, per te organizuar leksione sipas interesit qe ne kishim, sipas semundjeve qe na paraqiteshin. Ajo qe eshte e rendesishme dhe dua ta theksoj eshte se, ne vendin tone erdhen tre mjeke italiane te shquar, te cilet dhane pervojat e tyre.

Cfare eshte diskutuar gjate ketyre takimeve te kryera, cilat ishin perfitimet e mjekeve shqiptare?

Gjithe tematika perqendrohej tek semundjet dhe problemet me te rendesishme qe ka i porsalinduri ne vendin tone. Njekohesisht, shume pozitive ishte kryerja e vizitave te perbashketa qe ne iu beme pacienteve shqiptare, ne nje fare menyre bashkerendimi te qendrimeve qe mbahen, per raste te vecanta ne drejtim te nje te semuri. Po keshtu edhe leksione ne te cilat nuk moren pjese vetem mjeket e ketij materniteti. Me ndihmen e Ministrise se Shendetesise ne ftuam mjeket dhe infermieret qe vinin nga te gjitha maternitetet e vendit, me qellim qe edhe ata te degjonin nga goja e nje te huaji, te rejat qe paraqet zhvillimi i shkences.

Pervec teorise, mjeket italiane kane sjelle eksperiencat e tyre edhe nepermjet praktikes. Gjate oreve te leksionit a ka pasur te reja per mjeket e spitaleve tona, per sa i perket trajtimit te femijes?

Padyshim qe ka pasur shume te reja, per kedo nga ne qe degjonim nje person tjeter, edhe brenda repartit. Per shembull nese nje person mban nje leksion per t'ua demonstruar te tjereve, detyrimisht ai sjell te reja, sepse nuk eshte e mundur qe me kete lloj zhvillimi qe ka nje mjek, te mund te lexoje te gjithe artikujt qe dalin mbi fushen qe ai mbulon. Po keshtu edhe mjeket specializante, te cilet jane ne formim e siper mund te sjellin te reja per fushen, dhe jo me nje person qe vjen nga nje vend shume i zhvilluar, me nje eksperience me te madhe, le ta quajme boterore. Kjo sepse emrat qe erdhen ne vendin tone jane vertet emra me fame, jo vetem ne Itali por ne te gjithe boten si ne drejtim te te rejave qe sjellin, ashtu edhe te metodes qe paraqesin materialet e veta.

Sa pritet te zgjase ky projekt, a ka nje marreveshje te nenshkruar?

Akoma nuk ka nje marreveshje te nenshkruar, marreveshja eshte personale, krejtesisht miqesore. Ne mendojme qe kjo marredhenie qe kemi me Rotari Klab, te vazhdoje duke trajnuar mjeke dhe nje pjese tjeter te personelit. Per Rotarin italian, kur nje program quhet i zhvilluar pozitivisht, mundesite jane perseri te hapura per te zhvilluar bashkepunimin. Ne takimin e fundit qe patem u premtua qe do te bashkepunojme. Ne patem propozime te reja, ne dobi te permiresimit te punes ketu ne repartin tone. Propozimet e bera ishin kryesisht mbi teknologjite me te avancuara, me kembime te natyres shkencore. Po keshtu nje nga propozimet qe u be dhe qe u prit pozitivisht nga pala tjeter, ishte mundesia e aplikimit te protokolleve te mjekimit edhe te studimit te perbashket ne vendin tone. Praktikisht presim qe te dergohet protokolli i studimit per vendin tone, pasi u gjet aktivizimi i ketij reparti, ne kerkime shkencore te permasave evropiane. Kjo eshte dicka per t'u vleresuar sepse te besh nje studim shkencor me nje grup italian ose evropian, eshte kenaqesi shume e madhe, mesim i madh, nxitje e madhe per te gjithe ata qe marrin pjese ne kete lloj studimi shkencor.

Aktualisht si eshte gjendja ne vendin tone, cilat jane problemet qe shfaqin bebet e porsalindura gjate ketyre viteve te fundit, ne krahasim me vite me pare? Sa arrijne te trajtohen?

Une nuk mendoj se ka nje ndryshim te madh te semundshmerise, apo semundjeve qe prekin femijen e porsalindur. Natyrisht qe koha sjell ndryshimet e veta. Ajo qe mund te pohoj eshte se 20 vjet me pare ne Maternitetin e Tiranes, ne ato vite, peshen me te rendesishme ne vdekshmerine e te porsalindurve e zinin femijet me peshe te madhe ose normale. Aktualisht, pesha qe zene keta femije ne vdekshmerine e te porsalindurve eshte shume e vogel. Kjo do te thote qe ka nje permiresim te rendesishem ne kete drejtim, dhe fillon e shfaqet nje problematike qe eshte e lidhur me femijet, te cilet lindin me pesha shume te vogla. Per shembull bebet qe jane me pak se 2 mije apo 1500 gram etj. Ajo qe ne nuk kemi mundesi te bejme ne krahasim me vendet e tjera te botes, eshte problematika e femijeve me peshe te vogel. Ne nuk arrijme t'i shpetojme femijet qe lindin me me pak se 1 mije gram. Por kjo nuk eshte problem me mundesite apo pajisjet qe kemi ne, ky eshte nje problem me i gjere, eshte i lidhur me zhvillimin socio-ekonomik. Nje vend qe nuk eshte i zhvilluar, detyrimisht qe ka nje ngarkese me te madhe, me gjera te tilla. Nderkohe qe eshte i varur edhe nga menyra e organizimit te sherbimit shendetesor, si eshte organizuar kujdesi paralindjes, cili eshte pozicioni i gruas ne shoqeri, sa e arsimuar eshte ajo. Flitet qe ne Shqiperi kemi vdekshmerine me te larte foshnjore, por ajo qe duhet paraqitur eshte zhvillimi ne teresi i shoqerise dhe jo vetem me mjekesine.

Cilet jane faktoret e jashtem qe ndikojne tek femijet, qe lindin me probleme?

Lindjet para kohe jane kryesisht ato qe ndikojne tek femijet, te cilet dalin me probleme. Me pas problemet e ketij femije jane te medha, pasi nuk eshte vetem mbijetesa problemi, por jane edhe demtimet afatgjata qe mund ta ndjekin gjate gjithe jetes, nese nje femije i tille shpeton. Ne nuk kemi statistika te sigurta, sepse nuk ka nje ndjekje afatgjate te femijes, pasi sistemi shendetesor nuk eshte organizuar qe te lidhet me tej me prinderit dhe te kuptoje se si eshte fati i nje femije, qe doli gjalle nga materniteti. Por mund te thuhet qe femijet te cilet jane me peshe te vogel, 5 deri 20 per qind e tyre paraqesin probleme edhe me jeten e metejshme, qofte ne drejtim te zhvillimit dhe prapambetjes mendore, te cilat jane me te keqijat, ashtu edhe probleme te tjera. Keshtu mund te themi se shtrimet ne spital te ketyre femijeve jane me te shpeshta nga semundjet stinore, ose problemet qe mund te kene te bejne me degjimin ose shikimin e tyre, perdorimi i drejte ose jo i oksigjenit etj. Keshtu spostimi i problemit nga bebet e medhaja, ne ato te vogla krijon sfida te tjera, per mjekesine shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›