E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidink te henen drejton Celsin, por edhe trajner i Rusise

Gus Hidink do te drejtoje Celsin, ne pjesen e mbetur te ketij sezoni dhe do te perfitoje 2.5 milione dollare. Trajneri holandez i bankines se Rusise do te punoje njekohesisht me te dy ekipet, tek Celsi ne Londer si dhe do te jete trajneri i kombetares se Rusise. I pyetur nese do te sillte ndonje prej ndihmesve te tij ne "Stamford Bridge", Hidink pergjigjet: "Jo ne kete kohe. Gjithmone dua te shoh situaten ne ekip. Hidink eshte duke drejtuar ne Turqi ekipin kombetar te Rusise. Ai pritet te kthehet ne fund te javes ne bankinen e klubit te ri, Celsit. Ish -lojtari i Mancester Junajtid dhe i Evertonit, Andrei Kancelski shprehet kunder vendimit qe trajneri Hidink, te luaje njekohesisht ne dy ekipe: "Te kombinohen keto dy pozicione eshte gabim. Kjo do te jete edhe me keq per ekipin kombetar te Rusise." Ai flet edhe per nje pervoje te ngjashme. "Nje trajner serioz duhet te perqendrohet vetem ne nje ekip. Pse Celsi nuk afron Fabio Kapelon, qe drejton aktualisht ekipin kombetar te Anglise. Kam drejtuar me pare ekipin kombetar te Rusise dhe Zenit Shen Peterburgun dhe ishte e veshtire te perqendrohesha ne nje objektiv te vetem". Ai thekson se Abramovici, ne bashkepunim me Federaten Ruse te Futbollit, po krijojne nje precedent te shemtuar. "Asnje trajner rus qe ka punuar me ekipe te ndryshme kombetare nuk ka pasur kaq shume privilegje dhe nuk ka pasur kaq kushte, sa trajneri aktual, Gus Hidink." Trajneri holandez Gus Hidink eshte vleresuar si nje prej "timoniereve" me te mire ne bote. Ai ka drejtuar me pare, ne te njejten kohe PSV Eindhovenin dhe kombetaren e Australise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›