E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja ky humbes kronik

Sa here shoh nje ndeshje futbolli te ekipit tone kombetar betohem vetmevete se nuk do ta ndjek me ndeshjen e radhes. Por kur vjen ora e ndeshjes pendohem dhe perseri me ngjallen shpresat them se kesaj here mund te ndodhe nje mrekulli pavaresisht nga frika e dyshimi se mos pesoj te njejtin zhgenjim...Dhe prej dhjetevjecaresh ndodh i njejti perfundim ne minutat e fundit perhere behet hataja dhe ne d.m.th perfaqesuesja jone kombetare nuk del nga fusha vetem e skualifikuar qe ne turin e pare duke mbetur nje humbes kronik por edhe e poshteruar. Asnjehere qe kur kemi nisur te garojme ne veprimtari nderkombetare nuk kemi mundur te dalim ne finale apo ne cerekfinale asnjehere ekipet tona nuk kane fituar ndonje medalje te arte te argjendte apo te bronzte asnjehere nuk e kemi pare flamurin kombetar te ngrihet me ceremoni perkundrazi e kemi pare te digjet me ceremoni edhe kur kombetarja nuk luan vete si ndodhi ditet e fundit ne Genova te Italise...Nga fushat brenda e jashte vendit dalim perhere te neperkembur sportiste e sportdashes jo vetem pse rrihemi e skualifikohemi sistematikisht por pse ne shumicen e rasteve na duket sikur humbasim kot fare kot Kete kot e themi per te qetesuar e ngushelluar sadopak veten. Por po ta them ca me shqip ne humbasim e dalim nga gara perhere me bisht ne shale pa dinjitet jo vetem si ca amatore gjynahqare por si nje ekip kombetar qe nuk ka besim te ekipi te loja kolektive te mundesia e fitores te nje perballje burrerore e nje te barabarti me te nje barabarte. Pikerisht kjo ndjesi e ben humbjen tone publike edhe me te shemtuar se e le shoqerine jo vetem pa kampione por edhe pa modele te vlefshme.
E vetmja ide qe te kaplon ne keto raste si nje ngushellim eshte hedhja e fajit ose mbi arbitrin ose te ky hamendesim i mbrapshte te cilin prej gati gjysme shekulli e themi e mendojme dhe fatkeqesisht kemi filluar ta besojme te gjithe si nje te vertete apo ca me keq si nje destin mbinatyror E cpresim ne Te dalim kampione Te mundim Spanjen apo Angline Me ata do te matemi ne Ne fund te fundit kaq e kemi takatin...Pikerisht kjo kaq e kemi takatin eshte me rrenuese me demsjellese me e keqe edhe se humbjet e deshtimet e herepashershme ne sport e ne ballafaqime te tjera nderkombetare. Nese do ta zgjerosh sadopak optiken e gjykimit e te veshtrimit mund te kuptosh se kjo nuk eshte vetem nje dukuri e ndeshjeve sportive por me se pari eshte dukuri shoqerore morale botekuptimore mendore e sidomos politike cka e ben problemin e takatit tone me te komplikuar me pa rrugedalje me hallemadh e njekohesisht edhe me deshperonjes.
Sot nese do te kuptosh sa e zhvilluar eshte nje shoqeri e nje popull nuk mjafton te ndjekesh statistikat zyrtare standardin e trajtimit te pensionisteve te papuneve dhe sidomos femijeve - me te pambrojturit GDP-ne rritjen ekonomike te papare nivelin e arsimimit mbi 70 e maturanteve shkojne ne universitete rekord tjeter boteror investimet ne kulture shendetesi etj por mjafton te ndjekesh nje veprimtari sportive qe te kuptosh sa e zhvilluar eshte nje shoqeri. Ne fund te fundit ka ardhur koha te pyesim veten sinqerisht e seriozisht Dreqi e mori mire ne diktature qe na mungonte liria ushqimi trajtimi e trajnimi i mjaftueshem po pse ne duhet te kemi nje takat te manget edhe ne demokraci me te vaket nga boshnjaket maqedonasit etiopianet kroatet greket turqit serbet sllovenet apo edhe se bjelloruset e larget te Lukashenkos Mos valle jemi si nje race me inferiore fizikisht e intelektualisht per te nxjerre edhe ne kampione Jo sigurisht qe jo

Kjo Kaq e kemi takatin tekefundit do te thote me e pakta qe te pranosh inferioritetin tend natyrisht jo si individ si nje vetje por si nje komb qe nxjerr nje perfaqesi me me te miret te cilet kane dale nga shumatorja e nje populli nga seleksionimi i me te zoteve me te forteve me te mencurve me te talentuarve...Pra keta jane kampionet me te cilet perfaqesohen flamuri mundesite aftesite fuqia zhvillimi dhe pse jo edhe dinjiteti kombetar. Ne sport ky takat i flashket eshte me i kollajte te vihet re por ja qe nuk ndodh vetem ne futboll...Mjerisht ne cdo fushe ne arsim kulture art biznes por me se pari ne garen politike ne zgjedhjet politike ne organet e Drejtesise e policise ne prej disa dhjetevjecaresh mjerisht vazhdojme te mos nxjerrim me te miret me te aftet me te talentuarit me te ndershmit me te perkushtuarit sepse...sepse na eshte prishur sistemi i vlerave dhe sidomos sistemi i gares se ndershme e te garantuar per drejtesi ku duhet dhe ku mund te fitoje ndershmerisht me i zoti ai qe del i pari ai qe ka talent dhe perkushtim.
Tek ne ka nje kollajllek te hatashem e te frikshem qe nuk e gjen kurrkund per te fituar lehtesisht harbuti i forti me injoranti per te mos thene me i paafti me hileqari ai qe blen ai qe kercenon ai qe vjedh ai qe ka lidhje partiake ose fisnore apo dava me mire ai qe guxon te rrahe publikisht arbitrin. Eumlshte e veshtire te gjesh nje arbiter qe ka dale nga stadiumet tona ose i pablere ose i parrahur nga sportistet a tifozet...A mund te jape drejtesi nje arbiter i tille apo per ta shtyre arsyetimin edhe me tej edhe nje gjykates a prokuror qe qeraset me zarf apo qe kercenohet nga kriminelet Te dhenat e fundit te KLD-se qe provojne se krimi dhe sidomos korrupsioni ne nivele te larta nuk eshte ndeshkuar burimin e kane pikerisht ketu te veshtiresite objektive per te qene e per te mbetur nje arbiter i paanshem i ndershem dhe i drejte.
Tek ne nuk ka fusha e shkolla profesionale le me artistike e sportive te niveleve te uleta ku duhet e ku mund te behet trajnimi gara dhe seleksionimi i te rinjve. Arbitrit tane shumica jane gjashtemujore - keta quhen te vlefshem e te paster nga politika keta jane te preferuar pasi jo vetem mund te blihen por edhe mund te rrihen kollaj...Ne shkollat e uleta te mesme e tash me kete kioskezim fatal e total me universitete private te arsimit te larte mbi gjashte a shtate mije juriste dalin ne nje cikel mund te thuhet pa frike se nuk gjen dot as edhe nje shkolle si dikur Liceu i Korces Fullci Normalja e Elbasanit apo Teknikja e Vlores prej nga ku do te dalin neser me te miret me te aftet profesionistet dhe aq me pak idealistet e neserm per shkak se diplomat masterat titujt shkencore sot nuk fitohen me dije me djerse me gare por blihen si nje mall shumice ne cdo treg a tezge province...Ne kete rrjedhe te rrokopujte mesa duket tek ne nuk ka per te pasur kampione te merituar ne asnje fushe te sportit por sidomos ne politike ne art kulture ne Drejtesi ne qeverisje ne administrim publik sepse shkollat njelloj si stadiumet njelloj si salla e Kuvendit jane bere mjediset ku nuk kultivohet kulture dije ku nuk ka gare te ndershme ku nuk mund te shfaqen aftesite dhe talentet ku mbizoteron me se shumti rrugaceria vaniteti e vulgariteti ku konkurrenca i ka lene vendin ballafaqimit hilanjoz dhe aftesimit shtinjakhellip
Per kete gjendje duhet te pyesim veten e ka apo nuk e ka faj takati yne i munguar per te cilin ne qahemi aq shpesh kur themi se medemek jemi nje popull pa kulture te mjaftueshme demokratike se meritojme kete qeveri e keta drejtues qe kemi per shkak te ketij te mallkuari takat kolektiv qe besojme se na mungon Mos jemi si komb me pak te afte per tu veteqeverisur pra me pak talentuar e te mencur se fqinjet Perse p.sh. Maqedonia ka me shume takat jo vetem ne futboll e ne Eurovizion se ne aq me teper ne politike Perse ky vend qe ala nuk ka emer qe eshte me i vogel e me i varfer se ne qe ka probleme etnike ka me shume takat dinjitet kombetar per tu perballur me Greqine per pune te emrit ndersa ne nuk kemi takat te kundershtojme as tekstet sllavomedha te gjeografise e te historise te pales maqedone apo edhe faljen e detit Greqise Perse ne nuk kemi takat te bejme nje note zyrtare edhe kur na digjet flamuri kombetar Perse ne heqim ne menyre te njeanshme vizat me Serbine dhe nuk kemi takat te kerkojme se paku reciprocitet Perse takati yne na ka lene te fundit per vizat dhe integrimin Perse ne duhet te mbledhim e te pastrojme plehrat e botes kur nuk dime cte bejme me keto tonat
Pas kesaj mund te cohen pyetjet edhe me pertej deri ku ky takat mund te vleresohet si vetjak Ku fillon e ku mbaron faji apo takati im si qytetar Pra a kam takat une si qytetar te ndryshoj e te ndikoj kete gjendje dhe pse jo edhe te imponoj nje tjeter politike te perfaqesuesit e mi te kombetares qe pesojne vazhdimisht gola dhe autogola neper stadiume e takime nderkombetare Pastaj kjo paaftesi dhe pamundesi per te hyre e per te fituar ne nje gare te ndershme ku kur dhe nga kush fillon e behet mekat apo sakat shoqeror dhe pse me pas transformohet ne takat te manget mbarekombetar Nje i kulturuar i pergjegjshem dhe i vetedijshem di tu jape pergjigje dhe zgjidhje ketyre dilemave. Flas per qytetaret e thjeshte se biznesmenet dhe politikanet e larte qe i heqin femijet nga Shqiperia dhe i cojne neper studime jashte e kane me te kollajte zgjidhjen. Po si duhet te veprojne te tjeret ata qe jo per faj te tyre nuk e kane kete takat Kesaj pyetjeje ndoshta eshte mire ti pergjigjet amerikani Forbes i cili pasi e bisedoi me kryeministrin Berisha kerkoi me shkrim klonimin e tij jo vetem per SHBA-te por edhe per boten mbare te rene ne recension krejt ndryshe nga ne shqiptaret qe tradicionalisht zeme vendet e para...A nuk thuhej ne diktature se eshte mekat qe nje udheheqes i madh si Hoxha drejton nje popull te vogel Por atehere nuk perdorej e nuk njihej fjala klonim.
Ky ndoshta eshte ne fakt i vetmi ndryshim

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›