E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja, mbarojne "pushimet turke", nis anti-Maqedonia

Albania-Sport - Ekipi ynë kombëtar, i cili ka zhvilluar një fazë përgatitore në Antalia të Turqisë nga 20-28 janar, është kthyer në Tiranë, ndërkohë që tekniku Baric është larguar për në Kroaci. Në këtë grumbullim kanë marrë pjesë lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe disa prej lojtarëve kandidate për të veshur fanelën kuqezi.
Zëdhënesi i shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), Lysjen Nurishmi, tha sot se në datën 4 shkurt ekipi kombëtar do të grumbullohet për të filluar përgatitjet për miqësoren e 7 shkurtit ndaj përfaqësueses maqedonase. Ndeshja do të zhvillohet në satdiumin "Loro Borici" të qytetit të Shkodrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›