E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sreçko Katanec : Më interesojnë rezultatet, jo kush luan

Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI
(Interviste)Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, slloveni Srecko Katanec për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë me 7 shkurt në Shkodër ka ftuar vetëm një lojtarë shqiptar. Sipas tij futbollistët tjerë duhet të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë dhe në të ardhmen do të ftohen. Ai thotë se nuk ka asgjë kundër askujt, por për momentin janë grumbulluar lojtarët më të mirë. Katanecit nuk i intereson përkatësia nacionale, por vetëm rezultatet, ndërsa kur ka marrë postin e seleksionuesit askush nuk i ka thënë se në reprezentacion duhet të luajnë aq shqiptarë dhe kaq maqedonas. Ja intervista e tij dhënë Albania-sport.com. Zotëri Katanec, në listën tuaj për ndeshjen me Shqipërinë vetëm një shqiptarë. Pse? Kataneci: Cka ka lidhje kjo, pse vetëm një shqiptar. Më duket pyetja shumë qesharake. Për momentin s'ka më të mirë, kur të ketë lojtarë që luajnë mirë atëherë do t'i ftojë. Pastaj pse po e bëni këtë problem shumë të madh. A luajnë shqiptarë ose maqedonas, kjo për mua s'ka shumë rëndësi. Thjeshtë mua më interesojnë rezultatet dhe asgjë tjetër. Edhe një gjë po ua them, kur kam ardhur në këtë detyrë askush nuk më ka thënë se duhet të marrë aq shqiptarë dhe kaq maqedonas. Sikur Pollozhani të mos ishte zgjedh lojtar më i mirë vendor, a do ta kishit ftuar? Kataneci: Pollozhani ka qenë edhe më herët i ftuar. A po?. Ka qenë i ftuar, por nuk ka luajtur? Kataneci: Po, aty keni të drejtë. A do të luaj Pollozhani në ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Kroacisë? Kataneci: Eh aty nuk e di. Ende nuk kam vendosur. Do të shohim. Me që shumë po insistoni në lojtarët shqiptarë, atëherë, keni ju ndonjë lojtarë shqiptar, por të më garantoni se kundër Kroacisë do të shënoj gol. Unë menjëherë do ta marrë. Zotëri Katanec, ne nuk mund të garantojmë. Por, ju mund të garantoni se nga kroatët nuk do të humbni? Katanec: Jo as unë nuk mundem? Ndihmësi i juaj Uran Ymeri u ka propozuar listën prej 5 lojtarëve shqiptarë. Ju nuk i keni marrë në konsideratë propozimin e tij? Kataneci: Ju e dini se kush është seleksionues?. Ymeri mund vetëm të më sugjeroj, ndërsa unë vendosi, unë jam përgjegjës për rezultate. Kur të bëhet ai seleksionues, atëherë ai mund të vendos. Edhe këtë ia kam thënë Ymerit: Nëse 20 futbollist shqiptarë luajnë mirë, unë do t'i ftojë në reprezentacion dhe e kundërta. Mua s'më interesojnë ato punë se kush cka është. Për mua me rëndësi janë sukseset. Si qëndron bashkëpunimi juaj me Ymerin dhe Stanojkoviqn? Kataneci: Shumë mirë. Po pse atëherë nuk i pranoni sugjerimet nga Ymeri? Kataneci: Ju thash ai mund të propozojë, ndërsa unë vendosi. Pse nuk organizoni më shumë ndeshje miqësore. Do të keni mundësi më të mëdha për të parë edhe aftësitë e lojtarëve që i përmenda më lartë. Mendoj se e meritojnë të veshin fanellën verdh e kuqë? Kataneci: Këtu keni të drejtë, por ju po e shihni se ne njëherë në tre muaj po grumbullohemi. Prandaj nuk po kemi mundësi të shohim edhe formën e futbollistëve tjerë. Ka shumë pak termine të lira për ndeshje miqësore, këtu është problemi. Sa më shumë miqësore të ketë do të ishte shumë më mirë edhe për ne. Po si mund ta zgjidhim problemin që në përfaqësuese të ketë më shumë se një lojtar shqiptar. Pastaj edhe ju do ta keni më lehtë, sepse nuk do të përballeni me këso pyetjesh? Kataneci: Për momentin nuk mundemi ta zgjidhim, sepse më duket se i thash arsyet. Ju duhet ta dini edhe këtë se ka edhe lojtarë maqedonas që janë të mirë, por nuk mund të luajnë para atyre që janë më të mirë dhe më në formë, për momentin. Unë nuk kam asgjë kundër askujt, le të vazhdojnë të luajnë dhe do t`u vijë radha të gjithëve. Cili është mendimi juaj për lojtarët shqiptarë? Kataneci: I respektoj të gjithë. Kanë potencial, le të vazhdojnë të punojnë. Por për momentin i kam ftuar lojtarët që janë në formë më të mirë se këto që ju i thoni. Pse e ftova Pollozhanin?. Ai ka luajtur mirë gjatë tërë sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›