Dinamo, blutë e Jupit përgatiten për sfidën me Kastriotin

Albania-Sport - Ekipi i Dinamos, i drejtuar nga trajneri Redi Jupi, do të fillojë sot përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Kastriotit. Drejtuesit e skuadrës i kanë lënë pushim lojtarët dje, ndërkohë që kanë hartuar programin stërvitor që do të zhvillojnë gjatë kësaj jave.
Ekipi blu ka bërë një merkato të kënaqshme, ku janë afruar lojtarë në repartin e sulmit dhe në mbrojtje, ndërsa faza përgatitore, qe ka zgjatur tre javë, është zhvilluar me intensitet të lartë. Ndeshja e ditës së shtunë do të jetë e treta midis dy skuadrave gjatë këtij sezoni, ku dinamovitët kanë humbur një ndeshje dhe kanë fituar në ndeshjen e kthimit.