Katër shqiptarë në U-21 të Austrisë , edhe Sulimani qe luan te SV Ried

Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI
Shkup- Futbollisti shqiptar që luan te skuadra austriake Ried, Emin Sulimani është ftuar nga trajneri i U-21 të Austrisë për ndeshjen miqësore kundër U-21 të Italisë me 1 shkurt në Viarexho. Bashkë me Sulimanin janë ftuar edhe tre shqiptarët: Roland Gërxhaliu nga Shqipëria, Besian Idrizaj dhe Butrint Vishaj nga Kosova. "Jam ftuar për këtë takim miqësor. Nuk është kjo paraqitja ime e parë në U-21 të Austrisë, sepse kam luajtur edhe më herët. Madje kam shënuar edhe gola kundër Italisë dhe Gjermanisë, ndërsa shpresoj të shënoj edhe kësaj radhe", tha Sulimani. "Disa herë kam thënë se dua të luaj për Shqipërinë, por deri tani nuk kemi marrë ndonjë ftesë. Kujtoj se do të përfshihem në listën e kombëtares, ndërsa nëse nuk ftohem, atëherë do të përcaktohem të luajë për Austrinë", tha ai