Kombëtarja, me Josip Kuzhen shënohet më lehtë
Në shtatë ndeshjet në "epokën Han"shënimi i golave ka qenë një problem më vete, vetëm 3 të tillë në 630 minuta lojë janë shënuar (të tre në fitoren 3-0 kundër Maltës)
Shqipëria kundër Danimarkës ka në dispozicion katër sulmues Erjon Bogdanin (51 ndeshje, 11 gola me Kombëtaren), Edmond Kapllanin (24 ndeshje, 6 gola), Besart Berisha (16 ndeshje, 2 gola) e Hamdi Salihin (13 ndeshje, 1 gol) dhe trajneri Kuzhe, i cili pëlqen dukshëm skemën 4-4-2, ka mundësi të zgjedhë në ndeshjen e vështirë kundër Danimarkës, skemë që e provoi me sukses në ndeshjen e fundit kundër Qipros. Në fakt, vija e parë e sulmit ka qenë një problem më vete nën drejtimin e Ari Hanit, ndërkohë që tani reparti i avancuar shënon me lehtësisht.
është e natyrshme që sfidat zyrtare kanë të të tjera përgjegjësi në raport me ato miqësore, dhe këtë e dëshmon edhe numri i vogël i golave të realizuar: 4 të tillë në 8 ndeshje. Në shtatë ndeshjet ka qenë një problem më vete në “epokën Han”: vetëm 3 të tillë në 630 minuta lojë (të tre në fitoren 3-0 kundër Maltës), teksa vetëm një prej tyre mban firmën e një sulmuesi, Erjon Bogdanit. Dy të tjerët kanë për autorë mbrojtësin Armend Dallku e mesfushorin Klodian Duro. Tani duket se me Kuzhen shënohet më lehtë. Golat kanë qenë të pranishëm në çdo takim, zyrtar apo miqësor. Me Portugalinë shënoi Bogdani në humbjen 1-2 në Tiranë.
Fakti që ato shërbejnë për kolaudimin e skuadrës është një faktor thelbësor në çlirimin e lojtar. Dhjetë gola në katër ndeshje (2.5 gola për ndeshje) janë një tregues kuptimplotë. Në dy ndeshjet miqësore e drejtuara nga Ari Hani, ato kundër Lihteshtejnit (2-0) dhe Azerbajxhanit (1-1), gjetën rrugën e rrjetës, Jahmir Hyka (gol pas 46 sekondash) dhe Edmond Kapllani, ndërsa në Baku shënoi Skela. Nën drejtimin e Josip Kuzhesë kundër Gjeorgjisë (1-1) shënoi Agolli, dhe ndaj Qipros (6-1), katër lojtarë firmosën pesë gola: Skela (2) dhe Bogdani, Agolli, Vila (të tre nga një), përfshirë dhe një autogol të Mihalisit të Qipros
Ndërkohë që, Josip Kuzhe, ka nisur nga dita e djeshme përgatitjet për ndeshjen e radhës eleminatore për Botërorin 2010 ndaj Danimarkës, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në kryeqytet. Ndeshja ndaj Danimarkës, që kryeson bindshëm grupin 1 të eleminatoreve (16 pikë në 6 ndeshje), do të jetë ndeshja e dytë zyrtare e trajnerit Kuzhe, pas asaj të humbur 2-1 në minutën e fundit me Portugalinë në Tiranë. Në tre ndeshje në drejtimin e përfaqësueses shqiptare, një zyrtare e dy miqësore, trajneri Kuzhe ka arritur një fitore me Qipron (6-1, miqësore), një barazim me Gjeorgjinë (1-1, miqësore) dhe një humbje me Portugaline (1-2, zyrtare).
GOLASHëNUESIT
NDESHJET ZYRTARE
Shqipëri-Suedi 0-0
Shqipëri-Maltë 3-0
Hungari-Shqipëri 2-0
Portugali-Shqipëri 0-0
Maltë-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Hungari 0-1
Danimarkë-Shqipëri 3-0
Shqipëri-Portugali 1-2
4 gola: Erjon Bogdani (2), Klodian Duro (1), Armend Dallku (1)
NDESHJET MIQëSORE
Shqipëri-Lihteshtejn 2-0
Azerbajxhan-Shqipëri 1-1
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
10 gola: Ervin Skela (3), Ansi Agolli (2), Jahmir Hyka (1), Edmond Kapllani (1), Erjon Bogdani (1), Emiljano Vila (1), Mihalis (autogol, Qipro)
U-21
Bushati publikon listën ndaj Azerbajxhanit
Trajneri i ekipit përfaqësues të futbollit U-21 (Shpresa), Artan Bushati, ka publikuar sot listën e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen Shqipëri -Azerbajxhan, që do të luhet më 5 shtator në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, për eleminatoret e Kampionatit Evropian. Ja lista
1. Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
2. Ardit Shehaj (Flamurtari)
3. Bazjon Tragaj (Besa)
4. Ditmar Bicaj (Tirana)
5. Erando Karabeci (Partizani)
6. Franc Veliu (Flamurtari)
7. Ibrahim Bejtja (Shkumbini)
8. Jozef Thana (Teuta)
9. Polizoi Arbri (Bylis)
10. Renato Malotaj (Dinamo)
11. Sabien Lilaj (Elbasani)
12. Shpetim Moçka (Flamurtari)
13. Vilfor Hysa (Teuta)
14. Bekim Bala (Vllaznia)
15. Orges Gava (Elbasani)
16. Klodian Semina (Gramozi)
17. Hair Zeqiri (Flamurtari)
18. Migen Metani (Tirana)
19. Indrit Hithi (Partizani)
20. Arsen Sykaj (Vllaznia)
21. Erjon Mustafarai (Shkumbini)
22. Blerti Hajdari (Tirana)
23. Odise Roshi (Flamurtari)
Fatmir Vata firmos për Vupertalin
Vupertali, skuadër e ligës Rajonale në Gjeërmani, ka shfrytëzuar ditët e mbetura deri në fund të periudhës së shit-blerjeve për të afruar ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare, Fatmir Vata. 37-vjeçari, i cili ka qenë një lider për disa kohësh në Bielefeld në Bundesligën 1, nënshkroi me Vupertalin pesë ditë para mbylljes së fushatës me kohëzgjatje deri në fund të sezonit. Fatmir Vata se sezonin e kaluar ishte me TuS Koblenc. Paskësaj, për Vupertalin në këto 5 ditë që e gjejnë në vendin e tretë në tabelën rajonale, vjen një sulmues ndërsa skuadra është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër amatorëve të Bajernit të Mynihut.
“Fatmiri dhe unë njihemi që në Bielefeled, ku kemi jetuar sëbashku. Ai është një futbollist i mirë dhe një partner i rëndësishëm për mua si trajner. Për Fatmirin futbolli është lojë dhe vlerë dhe jo para”, deklaoi trajneri Uve Fuks, një lojtar i hershëm, por jo i përhershëm i kombëtares gjermane.
17-herë lojtar i Kombëtares së Shqiptarëve, Fatmir Vata, për herë të fundi që ishte te TuS Koblenci, respektoi kontratën me këtë klub, që i përfundoi më 30 qershor 2009. Ai u largua nga Koblenci si lojtar i lirë. Në Bundesligën e Parë, Fatmir Vata luajti 88 ndeshje me Arminian e Bielefeldit.
Kastrati mendon largimin nga Dinamo e Dresdenit
Bekim Kastrati duket se nuk është aspak i lumtur në radhët e skuadrës së Dinamos së Dresdenit. Sulmuesi kosovar që nga transferimi te ky klub është aktivizuar vetëm si zëvendësues . E përditshmja gjermane Bild, të mërkurën shkruante se kulmi i mosaktivizimit të tij ka qenë pikërisht në ndeshjen kundër AUE-s, ku sulmuesi kosovar është futur në lojë vetëm në minutën e 87-të. Sipas të përditshmes gjermane, pas ndeshjes sulmuesi kosovar ka kërkuar nga menaxheri i ekipit, Stefan Bohne, prishjen e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2010. Mirëpo thuhet se Kastrati menjëherë ka kërkuar falje. Ndërsa trajneri i Dynamo Dresdenit, Ruud Kaiser ka thënë se Kastrati do të vazhdojë të mbetet pjesë e ekipit.