Nga varfëria, te milionat

Pavarësisht se pagat marramendëse të futbollistëve në Premierligë janë bërë të zakonshme, lajmi për pakon financiare që i është ofruar Yaya Toures, është pritur me habi.
Përforcimi i ri i Manchester Cityt, i cili erdhi nga Barcelona për 24 milionë funta, thuhet se ka nënshkruar marrëveshje me vlerë të pabesueshme prej 221 mijë funtash në javë. Kjo ka lënë në hije pagat e futbollistëve të tjerë më të paguar si ylli i Chelseas, John Terry (160 mijë funta në javë).
Por, babai i Yayas, Mory ka bërë të ditur se i biri i tij, i cili sot përfiton miliona, dikur nuk kishte as ushqim të mjaftueshëm. Gjatë një interviste me tabloidin anglez, The Sun, Mory tregoi se si Yaya 27 vjeç është besimtar i devotshëm mysliman dhe njeri familjar, sikurse vëllai i tij i madh, Kolo, i cili kishte ardhur në City vitin e kaluar për 16 milionë funta.
“Para se djemtë e mi të bëhen futbollistë, kemi qenë familje shumë, shumë e varfër. Ne nuk kishim ushqim të mjaftueshëm, ndërsa në një periudhë fëmijët nuk kishin as top për të luajtur. Por, me kalimin e kohës, Kolo i ka blerë familjes një shtëpi dhe së bashku me Yayan na kanë ndihmuar shumë”, tha Mory 63 vjeç nga shtëpia e tij në qytetin Abidjan, Bregu i Fildishtë.
Kolo 29 vjeç ishte i pari nga vëllezërit Toure, i cili arriti të depërtojë në futboll, duke luajtur rol kyç në ekipin e Arsenalit që fitoi Premierligën, por Yaya ka kaluar vëllanë e tij sa i përket pagës.
Thuhet se paga fillestare e Yayas prej 185 mijë funtash në javë do të ngrihet në 221 mijë funta, kur përqindja e taksës në Britaninë e Madhe kalon në 50 për qind në prill të vitit të ardhshëm.
Ai po ashtu do të përfitojë 1.65 milion funta në vit nga marketingu dhe shitja e fanellave të tij. Përveç kësaj, mund të marrë një bonus prej 823 mijë funtash sa herë që City kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, si dhe 412 mijë funta nëse e fitojnë titullin.
Andaj, si do t’i shpenzojë Yaya 56 milionë funta, të cilat mund t’i përfitojë brenda pesë viteve në Eastlands? Ai planifikon të formojë një fond për bamirësi në ndihmë të fëmijëve afrikanë.
Ai po ashtu do të vazhdojë të dërgojë para në shtëpi, por Mory insiston se ai nuk është i brengosur se paga e lartë mund të ndikojë te biri i tij. Për një gjë, asnjë shumë e parave nuk mund t’i ndihmojë Yayas të tejkalojë pikëllimin që ndjeu pas vdekjes së nënës së tij, Tocontoio, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.
Por, gruaja e tij, Gineba kujdeset shumë për të, edhe pse futbollisti ka treguar se duhet vazhdimisht të ndërrojë numrin e telefonit për shkak se ndiqet nga femrat e tjera.
“Jam i martuar, më mjafton gruaja ime”, ka thënë Yaya, i cili u rrit së bashku me gjashtë vëllezër dhe dy motra në Sokoura Bouake, në veri të Bregut të Fildishtë. Vëllai tjetër, 24-vjeçari Ibrahim luan futboll në Egjipt.
“Kur Kolo dhe Yaya ishin të vegjël, ata gjatë gjithë kohës luanin futboll në rërë. Unë ankohesha se kisha shumë fëmijë dhe nuk e dija si t’i ushqej të gjithë, por ishte gjyshja e tyre që më tha, ‘Këta djem do të të shpëtojnë’. Kështu ndodhi. U jam mirënjohës dhe krenar”, tregoi Mory, i cili është i lumtur që Kolo dhe Yaya do të luajnë së bashku në Manchester, pasi tani do t’i përkrah ata në të njëjtin ekip.
“Jam shumë i lumtur që Yaya do të luajë në Angli së bashku me vëllanë e tij. Njerëzit në Angli janë shumë të mirë dhe koha nuk do të paraqesë problem, ai luajti në Ukrainë ku është edhe më ftohtë”, përfundoi Mory.