E Shtunë, 31 Tetor 2026

Massa: Kthimi në Hungari ishte i vecantë

Kthimi në Hungari pas aksidentit të tmerrshëm të vitit të kaluar përbënte një moment të vecantë dhe prekës për Felipe Massa.

Braziliani i ka shprehur personalisht emocionet e veta në Ditarin e tij, në faqen e internetit të skuderisë “Ferrari”.

“Kthimi atje pas asaj që ndodhi vitin e kaluar dhe takimi me personat që më nxorrën nga makina menjëherë pas incidentit ishte dicka shumë e bukur”, ka deklaruar Massa.

Ai ka shtuar se gjatë garës nuk ka menduar kurrë për atë ngjarje, kur një copëz e makinës së “Brawn GP” goditi kasketën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›