E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21 nis përgatitjet anti-Maqedoni

Dash Frashëri
Albania-sport -Sot nisi grumbullimin ekipin Kombëtar U-21 në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë. "Takimi do të zhvillohet në Bitola të shtetit fqinj, më datë 28 mars, ora 14:00", tha për Albania-sport.com, Besnik Cela, shefi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare pranë FSHF-së. "Ekipi do të akomodohet në hotel "Leonardo" në Durrës. Sot pasdite do të zhvillojë një stërvitje në Kompleksin stërvitor të Kamzës, pasi kanë ardhur vetëm lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar. Të hënën do të zhvillohet një stërvitje në një stadium, ku përparësi ka "Tofik Jashari" në Shijak", shton Cela. Gjithsesi sipas, ndihmësit të trajnerit Bushati, Eduard Zhupa, alternativë është edhe stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" në Elbasan. Ditën e martë, më 27 mars ekipi U-21 do të udhëtojë për në Bitola. Në listën "Bushati", ishte shtuar edhe portieri i dytë i Dinamos, Birja, teksa tani bëjnë pjesë 13 lojtarë nga kampionati shqiptar dhe tetë futbollistë që militojnë në ligat e huaja të niveleve të ndryshme. Kështu nga Partizani marrin pjesë Elis Bakaj, Gerhard Progri, Ernado Karabeci dhe Enco Malindi Në listë janë dhe Vangjel Mile (Dinamo), Bledion Guga (Flamurtari), Gilman Lika (Vllaznia), Erbim Fagu (Teuta), Renato Arapi (Besa), Emilijano Vila (Teuta), Arsidi Tafili (Vllaznia), Maringlen Shoshi (Apolonia) dhe Jetmir Sefa (Tirana) Lojtarët e thirrur nha kampionatet e huaja ende nuk kanë ardhur në Tiranë, me përjashtim të portierit të tretë të Kombëtares, Enea Koliqi (Iraklis, Selanik), i cili ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri. Nga kampionatet e huaja janë thirrur dy portierët: Enea Koliqi (Iraklis, Selanik) dhe Saimir Ujkani (Belgjikë). Nga Iraklis vjen edhe mbrojtësi Andi Lila. Leutrim Neziraj (Karlsruhe SC II), i cili la përshtypje shumë të mira në dy grumbullimet e Kombëtares (dhjetor 2006 në Shqipëri dhe në janar 2007, në Antalia) është një tjetër futbollist i gatshëm për sfidën me Maqedoninë. Ergi Hafizi që luan në Gjermani me Vahr-Blockdieck gjithashtu është në listë. Emri më i shumëpritur për median shqiptare është ai i sulmuesit të Kievos, Xhulian Rrudho, i cili ishte në fakt në grumbullimin e dhjetorit të vitit të kaluar, por nuk mundi të ishte pjesë e grumbullimit të fundit. Edhe Islam Leskovci (Grasshopers) është "neë entry" . LISTA NR EMER MBIEMER KLUBI 1. ENEA KOLIQI SELANIK IRAKLIS 2. SAIMIR UJKANI R.S.C.ANDERLECHT 3. ANDI LILA SELANIK IRAKLIS 4. MARINGLEN SHOSHI APOLLONIA 5. BLEDION GUGA FLAMURTARI 6. RENATO ARAPI BESA 7. LEUTRIM NEZIRAJ KARLSRUHE S.C. II 8. ISLAM LESKOVCI G RASSHOPERS 9. JETMIR SEFA TIRANA 10 ELIS BAKAJ PARTIZANI 11 GERHARD PROGRI PARTIZANI 12 GILMAN LIKA VLLAZNIA 13 ERGI HAFIZI VAHR-BLOCKDIECK 14 EMILJANO VILA TEUTA 15 ARSIDI TAFILI VLLAZNIA 16 XHULJAN RRUDHO CHIEVO 17 ENCO MALINDI PARTIZANI 18 ERANDO KARABECI PARTIZANI 19 VANGJEL MILE DINAMO 20 ERBIM FAGU TEUTA 21.BIRJA DINAMO

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›