Kombëtarja nis grumbullimin për Lihteshtejnin

Kombëtarja shqiptare nisi ditët e grumbullimit për ndeshjen miqësore kundër Lihteshtejnit (20 gusht, ora 20:45), e dyta në epokën e Ari Hanit pas asaj të humbur me Poloninë (0-1) në Reutlingen të Gjermanisë, më 27 maj 2008.
Lojtarët janë grumbulluar në rezidencën e zakonshme në hotel "Adriatik" në Durrës, ndërkohë që stërvitja e parë do të kryhet të hënën në orën 18:00 në stadiumin "Tofik Jashari" të qytetit të Shijakut.
Të martën, ora 13:30, trajneri holandez do të japë edhe një konferencë për shtyp, ku përvec deklarimit të formacionit kundër Lihteshtejnit, do t'i duhet të japë përgjigje edhe për mosthirrjen e Erion Bogdanit.
Kjo është ndeshja e parë për Ari Han përpara publikut shqiptar, teksa në listën e 18-lojtarëve ka thirrur vetëm dy sulmues: Edmond Kapllanin e Karlsruhes (Gjermani) dhe Hamdi Salihin e SV Ried (Austri).
Takimi i parë zyrtar për Shqipërinë do të jetë ai kundër Suedisë, i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror, më 6 shtator 2008 në "Qemal Stafa".
Lista e lojtarëve kundër Lihtenshtejnit
Portierë
Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta)
Isli Hidi (Alki Larnaka)
Mbrojtës
Kristi Vangjeli (Aris)
Andi Lila (Tirana)
Armend Dallku (Vorskla)
Debatik Curri (Vorskla)
Admir Teli (Haxhetepe)
Endri Vrapi (Elbasani)
Mesfushorë
Altin Lala (Hanover 96)
Lorik Cana (O.Marsejë)
Ervin Skela (E.Kotbus)
Jahmir Hyka (Mainc 05)
Klodian Duro (Omonia)
Ervin Bulku (Krivbas)
Ansi Agolli (Tirana)
Elis Bakaj (Partizani)
Sulmues
Hamdi Salihi (SV Ried)
Edmond Kapllani (Karlsruhe)
CMIMET E BILETAVE
Miqësore, 20.08.2008
Shqipëri-Lihtenshtejn
Tribuna Qëndrore (A dhe B): 1000 lekë
Tribuna përballë (D2): 300 lekë
* * *
Zyrtare, 06.09.2008
Shqipëri-Suedi
Tribuna Qëndrore (A dhe B): 5000 lekë
Tribuna përballë (D2): 2000 lekë
Tribuna përballë (D1, D3): 1000 lekë
Tribuna anësore (C, E): 300 lekë