Refuzohet oferta e Interit për Cesc?
Interi ka dështuar që të transferojë Cesc Fabrgasin nga Arsenali, pasi oferta më e fundit e Nerazzurëve është pritur me refuzim nga Arsene Wenger.
Sipas "Sportmediaset", drejtori i Interit, Marco Branca, i kishte ofruar Arsenalit 35 milionë euro, plus shërbimet e ganezit Sulley Muntari. Wenger nuk iu bind presionit të gjigantëve milanez dhe kështu e refuzoi ofertën.
Kjo lëvizje e Interit vjen pas deklaratës së Benitez, që ka kërkuar një yll si përforcim për skuadrën e tij. Pasi oferta për Fabregas u refuzua, Interi është kthyer nga Riccardo Montolivo i Forentinës i cili kushton 15 deri 20 milionë euro.