E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja, nje hap drejt endrres

Aranit Muraci

Ndeshja e se merkures, ne stadiumin "Ta' Qali" te kryeqytetit maltez do te jete e shtata ne historine e perballjeve, mes Maltes dhe Shqiperise. Perballja mes dy perfaqesueseve, vende te rajonit te mesdheut qe nuk jane me larg se nje ore ne vije ajrore, pritet me interes edhe nga kundershtare e tjere te grupit 1, pasi nje fitore e mundshme e Shqiperise do t'i ngjiste kuqezinjte ne vendin e pare. Malta fitoi ndeshjen e pare te perballjeve, (miqesore 2-1) mes dy ekipeve ne Gusht te vitit 1995. Ndeshja e dyte (Turneu Rothmnas) perfundoi ne barazim 1-1. Shqiperia ka fituar kater ndeshjet e fundit. Takimi i fundit, ishte perballja ne ndeshjet eliminatore te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", qe u mbyll 3-0, ne favor te kuqezinjve. Kjo fitore e shenuar me 10 shtator te vitit 2008 ne Tirane, ishte nje nder fitoret me te thella te kombetares shqiptare. Shqiperia ne kater ndeshjet e para ka grumbulluar pese pike. Barazimi 0-0, ne Brage ishte rezultati me i cmuar i kuqezinjve. Shqiperia luajti me 10 lojtare, qe prej minutes se 37-te te ndeshjes. Piket e tjera kombetarja kuqezi i shenoi ndaj Suedise qe barazoi 0-0, ne Tirane dhe fitorja me Malten. Nje tjeter fitore ne Malte shihet si nje mundesi per te hedhur ne hap drejt "Afrika e Jugut 2010". Nje fitore e mundshme ne Malte do ta shpinte Shqiperine me afer endrres, per te prere nje bilete ne boteror. Morali i larte do te ndikoje qe te pakten, te arrihet nje fitore per te lene pas Hungarine, objektiv ky i trajnerit dhe i lojtareve kuqezinj, ne eliminatoret e boterorit. "E mbyllem vitin 2008 me rezultate te mira dhe deshirojme ta nisim vitin 2009, me nje fitore", - thekson trajneri kuqezi, Ari Han. "Kemi shanse per te marre maksimumin dhe do te perpiqemi t'i shfrytezojme ato" - shprehet trajneri. Kombetarja jone do te kete ne perberje 19 lojtare, 6 prej te cileve luajne ne kampionatin shqiptar dhe 13 prej tyre, ne kampionate te ndryshme evropiane. "Ndershmerisht une besoj te grupi i lojtareve qe kam ne dispozicion. Probleme ka pasur gjithmone, edhe kur kane qene Cana dhe Lala," - eshte shprehur Ari Han. Ne rast fitoreje, skuadra e drejtuar nga Ari Han do te jete ne krye te grupit te pare.

Trajneri beson te grupi

Ari Han para nisjes drejt Maltes deklaroi ne Tirane, se kundershtari do te jete i motivuar dy here me shume, per te arritur piket e para ne grup. Duke qene se Shqiperia pozicionohej nje shkalle me lart Maltes para se te fillonin eliminatoret, atehere me te drejte kundershtari do te pretendoje piken e pare kete te merkure. Gjithsesi trajneri holandez, pavaresisht veshtiresive, beson tek grupi i lojtareve te ekipit kombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›