Prishtina, jo takimit me Beogradin
PRISHTINE - Qeveria e Kosoves ka refuzuar kerkesen e UNMIK-ut per nje takim te perbashket sot me Beogradin, ku do te diskutohej per ceshtjet e trashegimise kulturore. UNMIK-u konfirmoi dje se i ka ftuar te dyja qeverite, ate ne Beograd dhe Prishtine, qe sot te ulen dhe te diskutojne per ceshtjet qe kane te bejne me trashegimine kulturore dhe fetare ortodokse serbe ne Kosove. Por, nga Ministria e Kultures ne Qeverine e Kosoves konfirmohet se pala kosovare nuk do te marre pjese ne kete takim. Keshilltarja per media e ministrit te Kultures, Arberore Riza, thote se Qeveria e Kosoves ka parapare pikerisht nje angazhim te saj ne kete fushe dhe nuk e sheh te arsyeshme qe agjenda te dyfishohet, duke e perfshire aty edhe Beogradin si pale. "Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit nuk do te marre pjese ne takimin e neserm, per faktin se do te ishte dublifikim i takimeve, te cilat ne tashme i kemi iniciuar. Ne e kemi themeluar forumin per trashegimine kulturore, ku diskutohen temat e njejta", thote Arberore Riza.
Ne anen tjeter, zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie, thote se administrata e Kombeve te Bashkuara i ka ftuar te dyja qeverite ne keto bisedime. Por, sipas tij, nga asnjera pale nuk ka marre konfirmime. "Ne nuk kemi pranuar ende ndonje pergjigje prej paleve ndaj ftesave qe i kemi derguar", pohoi zedhenesi Geekie.
Takimi i sotem ishte pergatitur nga UNMIK-u me kerkese te Programit te Kombeve te Bashkuara per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore. Mirepo, sipas zyrtareve te Ministrise se Kultures, agjenda e Qeverise se Kosoves per kete ceshtje perfshin po ashtu edhe organizata te ndryshme vendore dhe nderkombetare, qe merren me Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore. "Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ka iniciuar formimin per trashegimine kulturore, i cili tashme ka filluar punen dhe aty jane ftuar edhe pjesemarres te organizmave te ndryshem vendore e nderkombetare, perfshire ketu edhe UNMIK-un, si perfaqesues te UNESCO-s. Ne kete forum plasohen idete dhe angazhimet ne fushen e trashegimise kulturore", tha Riza.
Plani 6-pikesh
Sipas planit 6-pikesh te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon, Prishtina dhe Beogradi do te perfshiheshin ne bisedime per gjashte fusha, ku bejne pjese policia, gjykatat, doganat, trashegimia kulturore, transporti e telekomunikacioni, si dhe menaxhimi i vijes kufitare.