E Diel, 1 Nëntor 2026

A do mundet te ngrihet Festivali Folklorik ne lartesine e tij?

Nga Ben Andoni

Shpallja e Festivalit Folklorik Kombetar dhe qellimi per te organizuar ate me Gjirokaster ne vjeshten e ketij viti, quhet si nje detyrat kryesore te Ministrise se Turizmit dhe Kultures. "Veprimtaria me e rendesishme per trashegimine shpirterore kombetare do te synoje qe te propagandoje vlerat me te mira te trashegimise tone shpirterore te vlerave etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, te kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj, te krijuara prej shekujsh nga populli", eshte shprehur ministri Pango. Por, megjithese nje emri te madh, ka pak gjasa, qe ky festival te kape dot brenda diteve te organizimit te tij, ate peshe te viteve te shkuara, kur te jemi te sinqerte kishte dhe nje funksion te madh propagandues te larte te saj. Per hir te se vertetes, festivali qe synon gjallerimin e folklorit te vendit, duket se ka pak mundesi te kete filluar gjenerimin e perpjekjes per te. Te mjafton te shkosh ne rrethe dhe qytete te ndryshme per te pare, qe pergatitjet s'po behen ashtu si thuhet. Megjithese, burokratet duhet te kene marre masat ne leter, pak duket se ne terren- te kete filluar gje. Me shume akoma, ka gjithmone e me pak jete kulturore folklorike, ndersa mungesa e te rinjve dhe e forcave qe mund te gjenerojne kete kulture, eshte gjithmone e me shume evidente. Packa se ka kanale muzikore, qe percjellin muziken dhe vallen popullore, ne shumicen e rasteve shikon nje art qe eshte tejet larg artit te vertete folklorik. Kane reshtur, kuptohet per shkak te mungeses se fondeve, kerkimet e specialisteve te kultures popullore, qe gjurmonin neper rrethe te ndryshme. Ndersa duket se kultura e mirefillte popullore eshte gjithmone e me prane interesave te komercializmit, ashtu si edhe artet e tjera.

Me te drejte, ministri Ylli Pango u shpreh se "kjo veprimtari shume e rendesishme e trashegimise shpirterore kombetare ka per qellim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave me te mira te trashegimise sone shpirterore, te vlerave etno-muzikore, etnokoreografike, etnografike, te kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj., te krijuara prej shekujsh nga populli". Por, ne terren duket se ky mision do jete i pamundur. Edhe pse edhe ketu nuk mbaron optimizmi dhe pretendimi se po punohet, per nje gje jemi te sakte: te pakten ne shume nga rrethet, bashkite, komunat dhe fshatra nuk kane fonde as per pune bazike dhe jo per inkurajimin e artit popullor. Por kane mbetur ende edhe disa muaj, dhe me shprese se njerezit e flokut do t'ia dalin: mbetemi ne pritje te shtatorit, per te pare sesi eshte folku i ruajtur shqiptar ne dekaden e pare te shekullit te XXI.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›