Si do te jete Festivali "Butrinti" i ketij viti
Ben Andoni
Te mjaftonte te degjoje shifrat 'marramendese', qe permendi pak kohe me pare ne nje debat televiziv, Ministri i kultures Pango per aktivitetin me te madh te Teatrit ne vend, saqe te bindeshe, qe ky festival ka marre pafund para prej shtetit?! Vetem se kur perballesh me organizatoret e tij, ata te sigurojne se kjo s'eshte e vertete dhe ne edicionin e dhjete te festivalit, duket se hija e dikurshme ka rene dukshem dhe sforcimi i organizatoreve te saj per te realizuar, eshte gjithmone e me i veshtire. Ky ka qene sensi edhe i nje interviste te fundit te Alfred Bualiotit per publikun. Drejtori i Festivalit me te madh Teatror te vendit, "Butrinti", ka rrefyer se aktiviteti i tij i ka treguar se ligji i sponsorizimeve ka deshtuar. Dhe festivali i madh teatror, qe ne edicionin e pare te tij mori 10 milion leke te reja, tashme eshte drejt nje mbeshtetje qe eshte larg parashikimit per nje aktivitet cilesor. Ne fakt, aktivitetet me te medha te teatrit ne rajon dhe me larg mbeshteten nga shteti. Kjo ka ndodhur dhe me sa duket do ndodhe gjate. Eshte p.sh. BITEF-i ne Beograd nje nga aktivitetet me te larta kontinentale te teatrit qe merr nje fond prej 2 milione Eurosh; ashtu si festivali i Ohrit, me nje milion euro ne sezon; apo festivali i Sarajeves "Mess Festival" qe shkon 800 mije euro. Per Festivalin teatror "Butrinti", qe mban marken e Qendres Mesdhetare te Teatrit, Bualioti dhe organizatoret teknike te tij, kane ideuar dhe nje grup bashkepunetoresh, moderatoresh, njerez te teatrit, qe kujdesen per mbarevajtjen e tij . Gjithsesi kjo nuk e ka ndihmuar qe te anatemohet shpesh madje dhe nga vete te ftuarit. Bualioti ka meriten se qe ne fund te nje festivali pergatitet bashke me stafin e tij- per te ardhshmin. Kontaktet e verteta kane filluar qe me shtator, por ndryshe nga vite me pare kur zyra e Butrintit, per sa i perket madhesise se tij ishte atashuar ne Ministri, tashme nuk eshte me. Bualiotit i duhet te kerkoje fondet, por edhe ti justifikoje ato. "Dosja eshte dorezuar dhe permban nje material konkret te bollshem se bashku me dosjen e shtypit, preventivat, trupat qe pretendojme te jene ne Festivalin e Butrintit. Sigurisht qe ne dhjete vjet se bashku me cmimet qe duam te japim me domosdo kete vit, pasi kemi premtuar disa vjet per t'i dhene, por nuk kemi mundur. Perpos Ministrise se Kultures, do te perplasemi ne donacione ne sponsore ku te mundemi qe te arrijme te plotesojme te gjitha objektivat qe i kemi vene vetes. Keto jane te shkruara, eshte nje dosje voluminoze, e cdovitshme e Butrintit, dhe shpresojme t'i arrijme ne festivalin e dhjete", eshte shprehur ai per medien.
Organizatoret e saj besojne se ky festival ka ndikuar ne funksionet integruese te teatrit shqiptar, kurse per shume nga artistet shqiptare, qe kane qene te ftuar si pjesemarres- nje eksperience dhe nje shkembim eksperience me teatrot bashkekohore. Ne aktivitet kane ardhur disa trupa te njohura ne aktivitete te ndryshme, kurse "Butrinti" ka ndihmuar dhe per turizmin kulturor, qe perben nje nga prioritetet e ketij dikasteri. Kohe me perpara ka qene ish-kryeministri Nano qe i premtoi mbeshtetje totale. Por pa e kuptuar se ne Shqiperi, ndihma e njerit kryeminister eshte shenje ndryshe per pasardhesin e tij.
Per Bualiotin nje gje eshte e qarte se ministri duhet te kete para dosjen dhe te gjykoje vete, kurse ministri nga ana e tij eshte i bindur se me sasine e parave qe ka marre "Butrinti" duhet te vetadministrohen. Por edhe ketu eshte nje pergjigje e Bualiotit: "Duke filluar qe nga ligji i sponsorizimeve, i cili nuk funksionon ne Shqiperi, edhe pse eshte miratuar nga Parlamenti. Edhe pse eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe, dhe pse mundohemi te themi se kemi nje ligj sponsorizimi qe donatoret dhe sponsoret te reflektojne karshi tij, ai nuk zbatohet. Ai ka deshtuar. Tashme donacionet tona vetem e dine qe ky festival eshte serioz, i mire, qe ka mpakte, ka nje njohje dhe thjesht nga miqesia mundohen te te ndihmojne me ndonje lemoshe".
Sipas organizatoreve buxheti i pergjithshem i festivalit eshte 40 milione leke te reja. Ata kane kerkuar vetem nje te treten e ketij buxheti, gje e cila nuk eshte arritur. Pa u futur ne boten e shifrave, nje gje eshte e sigurt, qe shteti mund te ndihmoje nje aktivitet dhe te beje transparent dhe ti shqyrtoje fondet e tij me strukturat e veta te auditit. Por, pa i prishur pune prej kapriciove, Festivali "Butrinti" ploteson kete vit edicionin e 10-te te tij. Kete vit pritet nje trupe nga Kuvajti, qe na pershfaq "Rikardi III dhe tragjedia arabe"; "Shekspir Theater" nga Bostoni; "Elektra" nje dance-teater modern nga Greqia; Teatri "Bulavra" nga Rumania etj. Deri ne vere ka pak kohe. Zaret jane hedhur.