Pjesetaret e ish-TMK anulojne protestat
Ish-pjesetaret e Trupave te Mbrojtjes se Kosoves, te cilet, javen e kaluar, kane mbajtur protesten e dyte, me c'rast i paten dhene afat Qeverise se Kosoves deri sot qe te zgjidhe ceshtjen e tyre, kane bere te ditur se kane anuluar mbajtjen e protestes, mirepo nuk kane hequr dore nga kerkesat e tyre. Pas shume takimeve te zhvilluara gjate dites se sotme, ata nuk kane arritur ndonje marreveshje me perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves. Anetari i Keshillit te Protestueseve, Adrian Mehmeti, shpreson se me bisedime mund te kete zgjidhje te kesaj ceshtjeje. "Nuk kemi arritur ndonje marreveshje sipas kerkesave tona, mirepo kemi dhene kohe qe te gjejme nje zgjidhje institucionale, duke marre parasysh edhe nivelin nderkombetar dhe ate lokal, qe eshte perfshire ne keto bisedime. Mendojme qe bisedimet do te cojne deri te zgjidhja me e mire e mundshme si per ne, ashtu edhe per Qeverine e Kosoves", tha Mehmeti.
Nga ana tjeter, ministri i FSK-se, Fehmi Mujota, u ka premtuar ish-pjesetareve te TMK-se se kerkesat e tyre do te merren parasysh. Ai madje ka thene se kjo ceshtje do te shqyrtohet ne te gjitha instancat me te larta vendore dhe ne ato nderkombetare qe veprojne ne Kosove. "Tani mund te konfirmojme angazhimin nderinstitucional dhe angazhimet permanente te Ministrise se FSK-se per te pasur nje zgjidhje sa me te pranueshme dhe sa me te drejte per te gjithe pjesetaret e TMK-se qe nuk jane bere pjese e FSK-se. Do te kemi takime ne nivelin deri te admirali Ligjeralt dhe me pas do te kemi edhe diskutime te tjera ne nivel te KFOR-it, per t'i bere te gjitha sqarimet e nevojshme ne proces dhe per te dhene zgjidhjet me te drejta te mundshme per te gjithe pjesetaret e TMK-se qe nuk jane perfshire ne FSK", theksoi Mujota.
Perfaqesuesit e ish-pjesetareve te TMK-se thane se vazhdojne te qendrojne prapa kerkesave te fundit per doreheqjen e krereve te FSK-se dhe Ministrise se FSK-se. "Kerkesat tona fillimisht kane qene ato qe i ka marre Qeveria dhe per te cilat eshte angazhuar se do t'i shqyrtoje. Ne vazhdim, meqenese kemi menduar se nuk eshte reflektuar ne ato kerkesa, ka qene edhe kerkesa per doreheqje. Ne ende qendrojme mbrapa qendrimeve dhe kerkesave tona, duke marre per baze edhe kerkesen e fundit", tha Adrian Mehmeti.