Kombëtarja njeh "bilbilat" për dy ndeshjet e para
Në ndeshjen hapëse për kuqezinjtë tanë ndaj Rumanisë që do të luhet në 3 shtator do të gjykojë austriaku Robert Shorgenhofer.
Gjyqtari 37-vjeçar ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2007 por është një emër i panjohur për sportdashësit shqiptarë.
“Bilbili” e ka drejtuar edhe një herë më parë përfaqësuesen tonë, më saktësisht në sfidën e luajtur në “Qemal Stafa” më 10 shtator 2008, ku Shqipëria fitoi 3-0 me Maltën.
Fakti interesant i atij takimi ishte se në harkun e dy minutave (nga e 65-a deri në 67-n), ai ndëshkoi tre kuqezinj për protesta: Duron, Beqirin dhe Dallkun.
Shorgenhofer ka qenë edhe dy herë në Shqipëri, fillimisht më 11 shtator 2007, për ndeshjen që përfaqësuesja U-21 humbi 0-1 me Italinë dhe më pas më 15 korrik 2009, për ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Kampionëve, ku Tirana barazoi 1-1 me Stabaek
Ndërkohë, ndeshja e 7 shtatorit, në të cilën Shqipëria do të presë në shtëpi Luksemburgun, i është besuar gjyqtarit sllovak, Riçard Trutz.
39-vjeçari, i cili është i punësuar edhe në një televizion në vendin e tij, është bërë arbitër i kategorisë së tretë të UEFA-s vetëm në fillim të vitit 2010.