Tjetër rekord zikaltër, më shumë pikë prej 1994-ës
Në 16 kampionatet e fundit, pra prej vitit 1994 (kur hyri në fuqi sistemi i llogaritjes së fitores me tre pikë dhe barazimit me një), ekipi nga Milano ka grumbulluar më tepër pikë nga gjithë të tjerët: 1078 pikë në 568 ndeshje. Mesatarja e skuadrës së Moratit është pak më pak se dy pikë për ndeshje (1.897).
Mbresëlënëse është ecuria e zikaltërve në gjashtë sezonet e fundit, nën drejtimin e Roberto Mançinit (katër sezone) dhe Hoze Mourinjos (në dy vitet e fundit). Bilanci i këtyre gjashtë sezoneve është 496 pikë në 228 ndeshje, me një mesatare prej 2.19 gola për ndeshje. Kjo mesatare është më e lartë se Mançester Junajtid në Premier Ligë (2.15), megjithëse skuadra e Fergusonit ka ecur me këtë ritëm prej gati 20 vitesh (1992/1993).
Vendin e dytë e mban Roma me 1002 pikë (mesatare 1.8), që ka parakaluar me vetëm 23 pikë më tepër Milanin. Lacio mban vendin e katërt me 892 pikë, para Parmës që ka një mesatare prej 1.47 pikësh për ndeshje. Ekipet milaneze (Interi dhe Milani) dhe ato romaniste (Roma dhe Lacio) janë të vetmet që kanë marrë pjesë në të gjithë kampionatet nga 1994 në 2010.
Po Juventusi? “Zonja e vjetër” u penalizua në vitin 2006 me 30 pikë (që më pas zbritën në 17). Por “grushti” më i rëndë që pësoi skuadra nga Torino është vendimi i gjykatës për ta luajtur sezonin 2006/2007 në Serinë B, si dhe heqja e 91 pikëve të sezonit 2005/2006, për shkak të përfshirjes në skandalin “Calciopoli”. Bardhezinjtë kanë grumbulluar 984 pikë në 568 ndeshje.