Prezantohet Ozil: Jam këtu për të fituar
Blerja më e re e klubit madrilen ka qenë i shoqëruar gjatë konferencës për shtyp nga drejtori i përgjithshëm i madrilenëve, Horge Valdano.
Ozil i është përgjigjur pyetjeve të shumta të bëra nga gazetarët spanjollë lidhur me transferimin por edhe për objektivat personale me fanellën e Real Madridit.
Mesfushori turko-gjerman është shprehur se ka ardhur në Madrid për të fituar dhe për këtë do të luftojë fort. Në sezonin e ri objektivi kryesor do të ngelet fitimi i titullit kampion në Spanjë dhe fitimi i Ligës së Kampioneve.
Ozil, duke qenë një besimtar mysliman i deklaruar, është pyetur nga gazetarët edhe për agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai është shprehur me diplomaci që do të respektojë rregullat e klubit por agjërimin nuk do ta ndalojë në ditët që do të jetë i lirë.
Mesa bëhet e ditur Ozil do të kryejë sot stërvitjen e parë me skuadrën e Realit nën drejtimin e teknikut Hoze Mourinjo.