Ibra, mes Barçës dhe Milanit
Për gjigandin suedez në garë ishte edhe një tjetër pretendent, Mançester Siti. Por Roberto Mançini kuptoi se Ibra nuk kalon në Premier Ligë gjatë kësaj merkatoje, duke marrë Mario Balotelin. Tashmë në pritje qëndron Milani, që është gati ta marrë ish-interistin dhe juventinin në formë huazimi.
Sipas zërave që vijnë nga Spanja, vetë lojtari ka pranuar se destinacioni i tij nëse vendos të largohet nga “Kamp Nou”, është Milani. Nga ana e tyre kuqezinjtë aktualisht nuk kanë paratë e mjaftueshme për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit. Nga ana tjetër, Barça përfiton nga huazimi i 28-vjeçarit, pasi nuk i digjet vlera në merkato.