E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja pas Danimarkës, mban hapur llogaritë e grupit

Kuqezinjtë janë kurthi më i papritur për ekipet e mëdha dhe këtë e treguan me Danimarkën duke hapur llogaritë e kualifikimit për të tjetrët. Trajneri i miqve, Morten Olsen e quajti barazimin në Tiranë të papranueshëm ndërsa pjesën e dytë tha se të tijët nuk luajtën futboll. Mediat daneze kanë shkruar për një tërheqje të skuadrës së tyre pas pushimit që dobësoi mbrojtjen dhe la hapësira në çdo cep të fushës. Por ne mund ta kishin pësuar më keq në pjesën e parë kur Tomasson iu afrua golit që në minutën e 12’ ndërsa Bendtner depërtoi shumë lehtë në prapavijë në momentin e shënimit. E rëndësishme për ne është pika e marrë që na mban në vazon e katërt, objektivi i fundit për këto kualifikuese.
Po cilat janë mundësitë për një vend në finalet e Kupës së Botës, jo për ne por për kundërshtarët. 4 ekipet që kryesojnë grupin 1 Danimarka, Suedia, Portugalia dhe Hungaria kanë nga 2 ndeshje secili ekip. Danimarka kualifikohet direkt nëse mund Suedinë dhe këta të fundit në atë moment duhet ta harrojnë kreun e grupit dhe mund të synojnë vetëm zonën e Play Off. Portugalia do të eliminohej nëse nuk fiton me Hungarinë në Lisbonë dhe Suedia mund Danimarkën. Në po të njejtën situatë ndodhen dhe vetë hungarezët. Mesa duket Shqipëria do të jetë një faktor kyç pasi duhet të luajmë edhe me Suedinë në Solna më 14 tetor, në ditën e fundit të kualifikueseve për grupin 1.
Josip Kuze Trajner i Kombëtares
“Unë jam i kënqur që do të luajmë me Suedinë por duhet pranuar që është shumë e vështirë të luash me ekipe kaq të fortë në lojë sulmuese pasi të ndëshkojë me gol atëherë kur nuk e pret. Shpresoj që me suedezët të shfaqim një lojë me të mirë se me Danimarkën.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›