E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma të tjera shkojnë drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

Drejtoria e rezervave të Shtetit ka vijuar shpërndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti i katër ditëve më parë në rajonin e Peshkopisë. Një helikopter me 3 ton mallra ushqimore, çadra dhe batanije u vu në dispozicion të familjeve të dëmtuara, ndërkohë që në zonë pritet mbërritja e të tjera ndihmave.
Hysen Arapi, Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit “Kamionë të tjerë pritet të mbërrijnë në zonë me paisje të tjera të nevojshme për banorët.
Grupeve komunale të inspektimit i janë bashkuar edhe ekspertë nga Tirana, të cilët do të bëjnë vlerësimin përfundimtar të dëmeve të shkaktuara. Sipas drejtuesve vendorë tashmë është përmbyllur faza e strehimit të banorëve, për të vijuar më tej me reabilitimin e shtëpive të dëmtuara.
Një pjesë e banorëve preferuan t’i vendosin çadrat përpara shtëpive të tyre edhe pse forcat e ushtrisë nisën ngritjen e një kampi të përbashkët në fshatin Gjoricë. Nata e kaluar u shoqërua sërish me lëkundje sizmike të një amplitude të vogël, por pa pasoja për banesat pjesërisht të dëmtuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›