E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha niset drejt Londrës, merr pjesë në funeralin e Thatcher

TIRANË- Kryeministri Berisha u nis sot për në Londër, në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish kryeministres Margaret Thatcher. Ceremonia, që do të mbahet në Katedralen St. Paul, do të ndiqet nga personalitete të larta botërorë. 

Kryeministri Berisha e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish kryeministres Thatcher si një humbje të madhe e një prej personaliteteve më të shquara politike të Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore, ndërsa e quajti një mike të shquar dhe të vërtetë të shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›