E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, policia gjen një fëmijë4-vjeç, thirrje familjes për ta marrë

DURRES - Një fëmijë 4-vjeçar është gjetur sot nga policia e Durrësit në rrugën e re afër kënetës.

Policia jep përshkrimin e të miturit që të identifikohet nga familjarët, ai është një djalë 4-vjeç, me flokë të çelur, biond.

Fëmija kishte veshur një palë pantallona të shkurtra, bluze të kuqe me mëngë të shkurtra.

Djali ndodhet tani në ambientet e policisë dhe bëhet apel familjarëve të paraqiten për të marrë fëmijën.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›