E Diel, 1 Nëntor 2026

Punësim sezonal në agrume, hiqen vizat me Greqinë

SARANDË - Qeveritë vendore bëjnë më shumë se ato qendrore. Kur vjen puna për interesin e përbashkët, kryetarët e komunave dhe bashkive të jugut të Shqipërisë dhe veriut të Greqisë arrijnë të heqin vizat.

Edhe këtë vit, vazhdon tradita e punësimit sezonal në Greqi, kryesisht në Prefekturën e Thesportisë. Për këtë, pak ditë më parë është nënshkruar marrëveshja për heqjen e vizave, mes kreut të Prefekturës së Thesprotisë dhe kryetareve te komunave shqiptare të Livadhjasë Markatit, Xarrë-Mursisë dhe Bashkisë së Konispolit në rrethin e Sarandës.

Sipas marrëveshjes, banorët shkojnë për tu punësuar në rajonin bujqësor të Thesprotisë dhe kalojnë kufirin në pikën e Kalimi të Kufirit në Qafë-Botë pa viza. Ata duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: Vërtetim se banojnë në komunat e mësipërme dhe një mjet identifikimi. Me nënshkrimin e marrëveshjes shumë shqiptarë kanë vërshuar në kufi dhe po punojnë në mbledhjen e agrumeve, si limona, mandarina portokalle, etj., në Thesprotine fqinje.



Punëtorët sezonale ikin në muajt Nëntor dhe kthehen në muaj Mars-Prill. Mësojmë se jo vetëm banorët e fshatrave jugorë, por edhe banorë të veriut të Shqipërisë përfitojnë nga ky lehtësim kalimi për të kryer punë sezonale në Greqi.

Bëhet e ditur se prej 5 vjetësh që ripërtërihet kjo marrëveshje nuk ka pasur asnjë shkelje apo parregullsi prej këtyre punëtorëve që tashmë njihen familjarisht me banorët e anës tjetër të kufirit. "Këto marrëdhënie tashmë shumë të konsoliduar, nuk kanë shërbyer vetëm për forcimin e lidhjeve ndërkufitare po edhe në marrëdhëniet shtetërore e të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve", thonë autoritet vendore.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›