Kombëtarja stërvitet, rivalët tanë munden
Fundjava ishte e qetë për të gjithë ata që kanë punuar gjatë javës, por jo për Kombëtaren e Shqipërisë. Kur duhen edhe tri ditë që kuqezinjtë të zbresin në fushë për t’u përballur në një ndeshje miqësore ndaj modestëve të Andorrës, stërvitja është në kulmin e saj. Dy ditët pushim pas fitores së bukur 0-1 në shtëpinë e Malit të Zi, trajneri Josip Kuzhe ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët, përjashto Dallkun, Currin, Bogdanin dhe Canën, të cilët janë lënë të lirë. Të premten pasdite është zhvilluar një seancë e lehtë stërvitore, ndërsa dje trajneri aplikuar dy seanca të ngarkuara. Tekniku Kuzhe ka ndjekur të enjten në Austri kundërshtarin e grupit tonë eliminator të Euro 2012, Bjellorusinë ndaj Hondurasit. Ndërsa dje kanë humbur të gjithë rivalët tanë të grupit të impenjuar në miqësore, Islandë-Andorra 4-0, Ukrainë-Rumani 3-2 dhe Suedi-Bosnjë-Hercegovinë 4-2.
#