E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Nikollaq Neranxi, vullnetarisht në prokurori

27/03/2009  Takon prokurorin Arben Kraja

TIRANE- Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Nikollaq Neranxi është paraqitur vullnetarisht rreth orës 11:00 të paradites së djeshme në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në të cilën mësohet se ka dorëzuar me shkrim pretendimet e tij, në lidhje me procedimin që organi i akuzës ka filluar për të. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta pranë prokurorisë të cilat thanë se bosi i firmës “Neranxi”, që tregëton kryesisht fruta të thata, ka zhvillur një takim më prokurorin e çëshjes Arben Kraja. Sipas burimeve në takimin midis dy të sipërcituarve është biseduar për mënyrën e hetimit të procedimit penal që prokuroria ka filluar ndaj deputetit Neranxi, dhe për provat konkrete që organi i akuzës pretendon se ka në këtë çëshje. Nikollaq Neranxi ka pretenduar se i gjithë procesi hetimor i prokurorisë është i dështuar, pasi materialet që argumentohen si prova nga organi i akuzës, nuk mund të provojnë dhe as të shërbejnë për fillimin e një procedimi penal. Lidhur me mënyrën e hetimit të këtij të fundit, Nikollaq Neranxi i ka paraqitur prokurorisë të gjitha pretendimet dhe pakënaqësitë e tij për akuzën e kondrabandimit të mallrave. Mësohet se letra me pretendimet e deputetit Neranxi është protokolluar në zyrën e protokollit të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pritet që në ditët në vazhdim të analizohet nga specialistët e hetimit. Ndërkohë që organi qendror i akuzës pretendon se gjatë periudhës 2003-2004 deputeti i LSI-së ka importuar nga Greqia në Shqipëri disa paisje filmike dhe laboratorë fotografie. Mirëpo dyshohet se Neranxi ka shmangur detyrimet fiskale dhe doganore, që sipas burimeve kapin shifrën prej 136 milion lekë në dëm të shtetit. Aktualisht Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit të Nikollaq Neranxit, ku pas votimit me shumicë të thjeshtë, ai do të thiret në prokurori për tu marrë në pyetje nga prokurorët e krimit ekonomik. E Qyno

Reagimi i Neranxit

Në një linjë telefonike deputeti i LSI-së Nikollaq Neranxi është shprehur se pasi është njohur me materialin që prokuroria ka dërguar në parlament për heqjen e imunitetit të tij, ai ka vendosur që të paraqitet vullnetarisht në organit e akuzës dhe të dorëzojë disa pretendime që shpjegojnë se hetimi i prokurorisë është i paligjshëm. Lidhur me këtë çëshje Neranxi pohon se ka shkëmbyer edhe disa letra me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, ku pas insistimit të tij Rama i ka kthyer përgjigje që ai të paraqitej në prokurori në datën 26 Mars dhe të kryente një takim me prokurorin e çëshjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›