Kombetarja zhduk kufijte ndares
Kombetarja shqiptare nuk njeh kufij ndares. Ekipi kombetar i futbollit eshte simboli i bashkimit mes shqiptareve. Per suksesin kuqezi nuk jane te interesuar vec shqiptaret qe ndodhen brenda territorit te kufirit te Shqiperise. Edhe shqiptaret e Kosoves, te Maqedonise, Malit te Zi, Camerise dhe mjaft te tjere ne Diaspore ndjekin me interes paraqitjet e kombetares shqiptare, qe do te luaje neser ne stadiumin "Farenc Pushkkash" te Budapestit, perballe Hungarise. Po pritet me interes te madh ndeshja e trete eliminatore per Kampionatit Boteror "Afrika e Jugurt 2010". Aktualisht ne radhet e kuqezinjve luajne edhe 5 lojtare nga Kosova. Portieri Arjan Beqaj, mbrojtesit Armend Dallku dhe Debatik Curri, mesfushori Lorik Cana dhe sulmuesi Besart Berisha, te gjithe pjese e rendesishme e kombetares kuqezi. Ne nje analize qe i eshte bere kohet e fundit ekipit tone kombetar, trajneri Ari Han ka theksuar se ekipi kombetar shqiptar, pa pjesen e kosovareve qe jane aktualisht pjese perberese, do ta kishte te veshtire te luante per te arritur rezultat pozitiv ndaj ekipeve te medha.
Kosova
Kosova eshte deklaruar e pavarur me 17 shkurt te ketij viti. Pas deklarimit te pavaresise, edhe institucionet e futbollit ne kete vend po kerkojne te anetaresohen dhe njihen nga organizmat nderkombetare. Kosova shume shpejt do te kete ekipin e saj perfaqesues. Para se te luaje ne arenen nderkombetare, duhet te njihet zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA. Por edhe pas anetaresimit te Kosoves nga organizmat nderkombetare te futbollit, kosovaret qe luajne aktualisht ne radhet e Shqiperise nuk kane ndermend te largohen. Mbrojtesi i kombetares sone, Debatik Curri, deklaroi se do t'i qendroje besnik deri ne fund te karrieres se tij, ngjyrave kuqezi. Per te eshte nder, perfaqesimi ne kete kombetare: "Nje ekipi i vetem kombetar eshte me i forte se dy te ndare," - theksoi Debatik Curri.
Shembull
Zelanda e Re ka nje ekip perfaqesues te ngjashem me rastin ne fjale, vetem se njihet dhe eshte konkurrente ne arenen nderkombetare, ndryshe nga Kosova. Por lojtare me te mire te ketij vendi edhe sot e kesaj dite preferojne te perfaqesohen me kombetaren e Australise. Keshtu, ne te ardhmen, pas anetaresimit te Kosoves ne UEFA dhe ne FIFA, pritet qe lojtaret me te mire kosovare t'i bashkohen Shqiperise. Parulla "nje komb, nje kombetare," e reklamuar ne ndeshjet e fundit ishte ideuar nga tifoze kosovare, te cilet kane treguar gatishmerine per te ardhur ne perkrahje te kuqezinjve.
Aranit Muraci