E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montonte shtyllat e karburantit, vdes ne korrent saldatori 20-vjecar

Tepelene- Nje ngjarje e rende ka ndodhur mesditen e djeshme ne qytetin e Tepelenes, kur nje saldator ne moshe te re ka humbur jeten, si shkak i goditjes nga rryma elektrike. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster, 20 vjecari Lorenc Topuzi, nga Elbasani, me profesionin montator saldator ka humbur jeten nga goditja e tensionit te larte, ndersa po punonte ne nje pike te shperndarjes se karburantit "Eko", ne qytet. Deshmitare okulare i kane pohuar policise se 20 vjecari Topuzi, po punonte ne piken e karburantit per te montuar tre shtylla, tubo metalike, ne te cilat vendosen flamujt e pikes. Gjate punes, si shkak i lartesise se madhe te shtyllave, rreth 8 metra te gjata, njera prej tyre ka prekur telat e tensionit te larte, qe shtriheshin prane pikes se karburantit, duke bere qe saldatori te goditej nga rryma elektrike. Menjehere ai eshte transportuar per ne spitalin e qytetit te Tepelenes, per t'i dhene ndihmen e pare mjekesore, por gjate transportit nuk ka arritur te mbijetoje. Sipas burimeve nga grupi hetimor, nga keqyrja e trupit pa jete dhe deklarimeve te marra ne vendngjarje nga drejtuesit e firmes dhe karburantit, ka rezultuar se shkaku i vdekjes se saldatorit 20 vjecar ka ardhur si pasoje e korrentit. Policia tha se nen hetim do te jene drejtuesit e dy firmave deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. Gjate dy diteve te fundit, ne Durres dhe ne Kruje, kane humbur jeten dy persona si pasoje e semundjeve. Shaqir Mulaj, 48 vjec, nga fshati Rinas i Krujes, ka vdekur pas nje ataku ne zemer, kurse nje 19 vjecar, Aldair Aliu, ka humbur jeten ne rrethana enigmatike, pasi eshte shtruar dy here ne spital me dhimbje koke. Per kete ngjarje ka nisur hetimi nga policia e Durresit per te zbardhur shkaqet qe mbeten mister.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›