E Diel, 1 Nëntor 2026

Faqja elektronike e News24 u vetepergenjeshtrua me pamjet qe publikoi

Vizita e shkurter e shtetasit serbo-boshnjak Damir Fazllic ne Tirane ka krijuar nje situate kaotike ne perceptimin mediatik. Televizioni News24 dhe faqja elektronike prane ketij televizioni, Balkanweb jane shembulli me i mire i ketij perceptimi, qe padyshim vete pergenjeshtrohet nga informacioni vizual qe ato servirin. Ne lajmin e percjelle prej ketyre dy elementeve mediatike thuhet se biznesmeni boshnjak ka vizituar Tiranen, ku ka dhene nje interviste ekskluzive per televizionin Klan dhe se gjate gjithe kohes shoqerohej nga policia, duke lene te kuptohet nje mision i dyshimte i saj. Por vete pamjet dhe fotot e regjistruara nga kamera jo vetem e televizionit kombetar Klan, por shume kanaleve te tjera perfshire dhe News24 hedhin poshte kete informacion. Pasi ashtu sic duket dhe ne pamje, Damir Fazllic i cili ndodhej ne ambientet e Klan per nje interviste ne emisionin "Opinion" nuk shoqerohej nga forca te policise, por nga gazetarja Desada Metaj. Ai ka hyre ne deren kryesore te televizionit, aty ku kalon cdo punonjes i thjeshte i saj dhe njeheresh cdo personalitet i njohur. Dalja e tij nga dera tjeter po kryesore per cdo punonjes te KLAN, nuk ka qene as e fshehte dhe as e shoqeruar nga policia, por nga vete makina e televizionit.

Balkanweb vazhdon te vete pergenjeshtroje serish se dhe ne ambientet e Rinasit, Fazllic shoqerohej nga policia, gje qe bie ne kundershtim me imazhet e ofruara nga vete website, ku duket qarte se Fazllic jo vetem qe ka mberritur ne aeroport, ne shoqerine e vetme te Desada Metes, por ai ka kaluar i pashoqeruar dhe ne ambientet e Rinasit. Madje, ndryshe nga se pretendohet ne shkrim, biznesmeni serbo-boshnjak nuk ka kaluar ne sallen VIP, por ashtu sic duket ne fotot e faqes se internetit prane News24, ai ka qendruar ne sallen ku kalon cdo qytetar i thjeshte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›