Kombinat, nxirret jashtë nga qendra e votimit komisioneri me mjete të dyshimta

Tiranë, 28 qershor, NOA Forcat e policisë bëjnë me dijeni se në qendrën e votimit nr.1862, pranë shkollës Shyqyri Peza në Kombinat, nga komisioni i qendrës së votimit është kërkuar ndërhyrja e shërbimeve të policisë për nxjerrjen jashtë të 47-vjeçarit Mihal Xhaka, vëzhgues i Partisë Socialiste, i cili sipas KQV-së mbante sende të palejuara në qendrën e votimit.
Forcat e policisë bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se ato kanë marrë vendimin që Mihal Xhaka, të mos shoqërohet në polici dhe të zëvendësohet më një tjetër, duke shfuqizuar vendimin e komisionit.
Ndërkaq, nga Qarku i Korçës, forcat e policisë dërgojnë njoftimin se situata e procesit të votimit dhe rendi e qetësia publike janë të garantuara.
n.e/NOA