E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombinim Duka-Topi dhe... Gol!

U njoftua qe diten e premte dhe u nuhat se rezultati do te ishte ai qe Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, dhe ai i topit, Armand Duka, arriten dje ne takimin e tyre ne presidence. Nje takim qe u dyshua se do te zhvillohej te dielen paradite, per te dribluar kureshtaret, por asgje nuk doli jashte parashikimeve. U fol gjate, u fol shtruar dhe u arrit ne nje gjuhe te perbashket: te dyja palet duan zgjidhjen e shpejte te konflikti pa shume deme. E perkthyer, Duka ka bekimin e tifozit Topi dhe ndihmen ligjore te Presidentit.

Per boten e futbollit, takimi i djeshem mund te quhet pa frike nje frymemarrje e madhe pas nje periudhe te ngjeshur me konflikte nderkombetare (FIFA, UEFA-MTKRS), institucionale (FSHF-MTKRS), mes llojit (FSHF-klube) dhe ne fund ka ardhur zgjatja e dores nga ana e Presidentit Topi per futbollin shqiptar.

Opinioni e priste dicka te tille pasi njihet dashuria e kreut te shtetit per futbollin, madje edhe e kaluara e tij e ka bere te shkruaje emrin ne historine e klubit te Tiranes, si nje nder presidentet honorifik te skuadres bardheblu, post te cilin e la bosh kur u zgjodh ne krye te shtetit shqiptar. Ai nuk zhgenjeu opinionin sportiv, mbase ne kete forme ka kerkuar t'i lere nje sinjal edhe krahut te vet politik qe prej tre vjetesh sulmon kreun e FSHF-se. Natyrisht, ai nuk do te shkele ligjet, por do t'i perdore ato per t'i ndihmuar futbollin, si nje prej shtetareve me tifoze qe ka vendi yne per momentin. A do te sjelle ky muri Duka-Topi nje gol? Opinioni pret normalizimin e situates, tifozet duan Kombetaren te ngadhenjeje ne "Qemal Stafa", klubet presin te luajne ne Evrope, gjithcka qe ka nje emerues te perbashket: futbollin.

Topi i jep fjalen Dukes: Ndihme brenda ligjeve

Kreu i shtetit shqiptar, Presidenti Bamir Topi, priti dje ne presidence kreun e FSHF-se, Armand Duka, i cili ishte i shoqeruar nga dy bashkepunetoret e tij me te ngushte, zv/presidenti Kasmi dhe anetari i KE-se, Hyka. Sipas asaj qe njofton faqja on-line e Presidentit, takimi ka qene i perqendruar rreth situates me te fundit te futbollit shqiptar pas mases se pezullimit dhene nga FIFA e UEFA. "Kreu i shtetit theksoi se e ka ndjekur me mjaft vemendjen ceshtjen e pezullimit nga garat nderkombetare te Kombetares tone te futbollit jo vetem per shkak te detyrimeve institucionale, por edhe per shkak te interesimit personal per sportin, duke vene ne dukje se sporti ka nje mision te jashtezakonshem dhe se pjesemarrja e ekipeve kombetare ne garat nderkombetare eshte nje perfaqesim teper i rendesishem dhe nje rol prej ambasadori te vertete ne promovimin e vlerave te Shqiperise ne Evrope dhe kudo ne bote", shkruan faqja zyrtare e institucionit, duke vijuar me pas me premtimin e bere nga kryetari i shtetit shqiptar: "Presidenti Topi vuri ne dukje nevojen per te diskutuar rreth mundesive per te dale sa me shpejt nga kjo gjendje, per te mos i lene gjerat pezull dhe i siguroi drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit se do te beje cdo perpjekje brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor per gjetjen e nje zgjidhjeje sa me te shpejte institucionale dhe thelbesore", perfundon deklarata zyrtare per shtyp.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›