Kryeprokurorja cakton sot prokurorët për hetimin e tragjedisë.
Kryeprokurorja Ina Rama do të caktojë sot grupin e prokurorëve që do të hetojë për dosjen e tragjedisë së Gërdecit. Burime pranë prokurorisë së përgjithshme bëjnë të ditur se për të hetuar këtë çështje do të jetë një grup prokurorësh, pasi është jo vetëm komplekse për shkak të emrave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, por rrethi I hetimeve është zgjeruar, duke shkuar deri tek ish-ministri I Mrojtjes, FatmirMediu, I cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të "shpërdorimit të detyrës". Madje pikërisht këto dyshime bënë që dosja të kalonte për kompetencë në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi Mediu është deputet dhe duke pasur imunitet, nuk mund të hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë që zyrtarisht ende nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tre të arrestuarit : Ylli Pinari,Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli.