E Diel, 1 Nëntor 2026

Shevchenko lë kombëtaren, mbyllet një epokë 17-vjeçare

TIRANE-Andrij Shevçenko i ka dhënë lamtumirën kombëtares, pas humbjes 1-0 me Anglinë. Pas kësaj sfide, ish-ylli i Milanit konfirmoi largimin: “Do të luaj edhe një ndeshje miqësore për lamtumirën. Do të më pëlqente të falënderoja tifozët, që më kanë mbështetur”, tha ai. Sheva e mbyll karrierën me kombëtaren pas 17 vjetësh, në të cilët ai luajti 111 ndeshje dhe shënoi 48 gola. “Isha përgatitur shumë mirë për Eiropianin, pasi ishte eventi im i fundit. Por, me Francën e Anglinë është e vështirë”, tha ai.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›