Interi merr kupen mundi ne finale Palermon

Inter ka fituar Kupën e Italisë, pas triumfit 3-1 kundër Palermos në finalen e zhvilluar në “Olimpiko” të Romës. Ky është suksesi i vetëm sezonal për skuadrën e drejtuar nga Leonardo, e cila dështoi në garën me Milanin për titullin kampion në Seria A.
Edhe një herë heroi i ndeshjes ka qenë Samuel Eto, i cili do të shenonte dy gola në suksesin e zikaltërve në trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin italian. Sulmuesi kameruans do të kalonte Interin në avantazh në minutën e 26-të duke vendosur dhe fatin e pjesës së parë me epersinë minimale të skuadrës së Leonardos. Me rikthimin në fushë, Eto do të dyfishonte rezultatin në minutën e 76-të, por qetësia e zikaltërve do të prishej vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt.
Palermo do të hapte ndeshjen me golin e Munoz. Gjithesi shpresat e skuadrës siciliane për të fituar Kupën e Italisë do të shuheshin përfundimisht në kohën shtesë. Diego Milito do të shfrytëzonte një assist të Pandev për të realizuar golin e tretë për Interin dhe në të njëjtën kohë do të vuloste përfundimisht sukesin e zikaltërve që kanë arritur të mbyllin sezonin me Kupën e Italisë. Ky është trofeu i parë për Leonardon në pankinën zikalktër, pas vitesh suksesi si lojtar te rivalët e përjetshëm të Milanit.
Nertan Prifti