Furnizonin VIP-at arrestohen shperndaresit e droges
Dy zotërues dhe shpërndarës kokaine janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa nga kontrolli në banesat e tyre janë gjetur dy automatikë dhe dy maska. Droga e sekuestruar ishte e paketuar në 40 doza, ndërsa në pranga ranë Robert Sula dhe Florian Ngjela.
“Falë një hetimi disa mujor, duke përdorur metodat më të mira speciale të hetimit u arrit të përcaktohet vendndodhja e tyre dhe arrestimi në flagrancë, i realizuar në afërsi të rrugës Fortuzi në kryeqytet. Fillimisht u realizua kapja në flagrancë e shtetasit Florian Ngjela, ku pas kontrollit iu gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, dhe pas kontrollit në banesën e këtij të fundit u gjetën edhe 20 doza të tjera,. Shtetasit Robert Sula iu gjet një armë automatike, një armë Scorpions me silenciator, 300 copë fishekë model 56”-tha zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.
Lënda narkotike e llojit kokainë shpërndahej kryesisht lokaleve të natës në kryeqytet, ndërsa sipas policisë, klientelë e dy shpërndarësve ishin kryesisht personat VIP.
Jul Kasapi