Komedi romantike? Jo me shumicë, shkatërrojnë dashurinë!
Komedi romantike? Mos shikoni shumë, nëse nuk doni të shkatërroni jetën tuaj sentimentale. Këshilla vjen nga një kërkim realizuar mbi marrëdhëniet familjare nga psikologë specialistë të Universitetit Heriot Watt në Edimburg, të cilët shpjegojnë se si këta filma rrezikojnë të krijojnë shpesh një ‘realitet’ larg të vërtetës në raportet dashurore. Më pas, njerëzit mbetet të zhgënjyer kur provojnë se në të vërtetë dashuria nuk është si në filma.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se fan të filmave romantikë si ”Runaway Bride” , “Sleepless in Seattle” ose “Notting Hill” kanë shpesh vështirësi komunikimi me parnterin e tyre; shumë i kanë maturuar idetë falë filmave, duke besuar se dashuria vjen sepse është e shkruar dhe se tjetri apo tjetra dinë atë që ti do pa qenë e nevojshme që ti tua bësh të ditur. Kjo njësoj si në skenat e filmave.
Bjarne Holmes, një nga autorët e studimit, i cili ka folur edh epër BBC online, thotë se “këshilluesit martesorë shpesh shohin cifte që besojnë se seksi duhet të jetë gjithnjë perfekt dhe se nëse një njeri është i destunuar të rrijë me tjetrin, di saktësisht nevojat e partnerit, pa qenë e nevojshme të flasin. Ka gjithnjë e më shumë prova që tregojnë se mediat shumë popullore janë një rol për krijimin e këtyre ideve në kokët e njerëzve... për shumë prej nesh raporti perfekt është irreal, por të tjerë janë të influencuar nga imazhe konematografike shumë më tepër sesa e besojnë”.
Sipas kërkimit janë mbajtur në vëzhgim mes të tjerash edhe 40 filma romantikë shumë të suksesshëm nga vitet 1995-2005 dhe u bë një listë me atoq ë mund të gjykohen irreale.
100 studentë vullnetarë, pjesë e studimit iu kërkua të shikonin komedinë e2001 “Serendipity”, me John Cusack, ndërkohë që 100 të tjerëve panë një film me të David Lynch. Të parët, pas filmit u dukën shumë të besues në dashurinë e shkruar dhe analiza të shumta që iu bënë atyre, treguan se ngjyrat që shohin kjo kategori janë më të theksura, krahasur me të tjerët. Kimberly Johnson, një tjetër kërkues thekson: “Filmat ndikojnë tek raportet mes njerëzve, por sugjerojnë, shumë herë gabimisht që besimi dhe angazhimi në dashuri ekzistojnë që nga takimi i parë, ndërkohë që për këtë duhet vite e vite njohje”.